Ballina Kosova AKF shënon 15 vjetorin e themelimit

AKF shënon 15 vjetorin e themelimit

16
0

Agjencia e Kosovës për Forenzikë e Ministrisë së Punëve të Brendshme ka mbajtur ceremoninë e pesëmbëdhjetë vjetorit të themelimit të saj.

Në këtë ceremoni mori pjesë edhe ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, i cili theksoi se është privilegj por edhe përgjegjësi dhe sfidë për menaxhimin e AKF-së si institucion shtetëror me një rol të veçantë në sistemin e sigurisë dhe drejtësisë.

“Fusha forenzike të cilën e mbulon ky institucion është shumë e ndjeshme, e rëndësishme dhe përcaktuese në identifikimin, zbulimin, vërtetimin, parandalimin e kriminalitetit në vendin tonë”, tha ministri Mustafa.

Mustafa shtoi se Agjencia e Kosovës për Forenzikëdo të ketë përkrahjen e tij dhe drejtimin e duhur të përcaktuar me Ligjin për AKF-në dhe legjislacionin përcjellës të aprovuar.

“Falë angazhimit të tëgjithë personelit të AKF-së dhe më mbështetjen time të pa rezervë në të gjitha drejtimet, sukseset nuk do të mungojnë edhe në vitet vijuese”, tha ministri Mustafa.

Ndërsa, kryeshefi i AKF-së, z. Blerim Olluri, tha se AKF gjatë këtyre viteve ka luajtur një rol të rëndësishëm nëzbardhjen e veprave penale ku të gjitha ekspertizat janë kryer sipas standardeve më të larta ndërkombëtare.

Me këtë rast para të pranishmëve u paraqit edhe një film dokumentar i shkurtër lidhur me historikun e themelimit të AKF-së.

Ndryshe, të arriturat kryesore që janë realizuar gjatë këtyre viteve nga AKF janë:

-Kryerja në mënyrë profesionale dhe me standarde ndërkombëtare e rreth 4000 ekspertimeve me mbi 40 000 dëshmi përcjellëse çdo vit.

-Akreditimi i pesë laboratorëve me standarde ndërkombëtare të cilësisë ISO 17025.

-Rezultatet pozitive të të gjithë eksperteve në testet ndërkombëtare të zotësisë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here