AKK: Ngritja e pagave është konflikt interesi

Mos i humb

Agjencia Kundër Korrupsionit është e vendosur se ngritja e pagës së kryeministrit Ramush Haradinaj dhe vartësve të tij është në konflikt të interesit edhe pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Në një përgjigje nga Agjencia Kundër Korrupsion kanë thënë se mbeten prapa vendimit të tyre.

“Agjencia kundër Korrupsionit në përputhje me Aktgjykimin 1258/18 e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, përkatësisht piken 113, mbetet prapa opinionit të vet, të lëshuar me datë 29.01.2018, lidhur me Vendimin nr. 04/20 për caktimin e pagës mujore për kategori të caktuara të pozitave, përfshirë ngritjen e pagës së Kryeministrit, zëvendës kryeministrave, ministrave, këshilltarëve, dhe një kategorie të shërbyesve civilë të Qeverisë së Republikës së Kosovës, të datës 20.12.2017.

Pika 12 e vendimit të Gjykatës Kushtetuese vlerëson se nuk është në kompetenca të Gjykatës Kushtetuese të vlerësojë nëse vendimi bie ndesh me Ligjin për Parandalimin e Konfliktit të Interesit dhe se për këtë ka dhënë tashmë mendim Agjencia Kundër Korrupsion.

Për më tepër nga AKK paralajmërojnë se do të ndërmarrim veprimet e nevojshme ligjore e këtu sipas Ligjit nuk përjashtohet as kallëzimi penal ndaj personave përgjegjës.

Paragrafi 3 i nenit 24 të Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në zbatim në Kosovës parasheh rastet kur mund të ushtrohet kallëzim penal./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit