AKP demanton mediat, fondet e privatizimit nuk ruhen në Zvicër, por ku?

Mos i humb

SHBA blen pajisje mjekësore nga Rusia për shkak të COVID-19

Zëdhënësja e Departametit Amerikan të Shtetit, Morgan Ortagus, njoftoi se SHBA ka blerë pajisje mjekësore nga Rusia. Në një...

Izrael, numri i të vdekurve nga COVID-19 rritet në 18

Edhe tre persona kanë vdekur në Izrael si pasojë e infektimit nga koronavirusi i ri (COVID-19), numri i të cilëve është rritur...

Në Kosovës mbërrijnë edhe 7 mijë teste për identifikimin e virusit COVID-19

Shtatë mijë teste mbërritën sot në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik për RT-PCR. Ato do të shërbejnë për të detektuar sëmundjen COVID-19....

Forcat izraelite arrestojnë një ministër palestinez

Forcat izraelite kanë arrestuar Fadik el-Hedmi, ministrin e Punës të Kudsit, pranë Qeverisë palestineze. Nga Zyra e ministrit Hedmi...

Agjencia Kosovare e Privatizimit, në lidhje me shkrimin e publikuar sot në mediat e Kosovës, me titull: “Kosova s’pranon që Fondi i Privatizimit të përfshihet në dialogun me Serbinë”, sqaron se nuk qëndron deklarata e dhënë në këtë artikull se AKP i ruan mjetet e privatizimit ”në depozita të caktuara në bankat e Zvicrës”.

Njoftohet opinioni i gjerë publik se AKP në përputhje me procedurat bankare të aprovuara nga Bordi i Drejtorëve të AKP-së, operon vetëm me llogaritë bankare të hapura në Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës dhe se nuk e ka të hapur asnjë llogari bankare në shtetet jashtë Republikës së Kosovës, thuhet në reagim.

Gjithashtu, vlen të theksohet që nga themelimi  i saj në Qershor 2002, AKM/AKP të gjitha mjetet e inkasuara të fondeve në mirëbesim  i ka deponuar vetëm në llogaritë bankare në Bankën Qendrore të Kosovës.

Nga viti 2002 e deri më tani, AKP-ja asnjëherë nuk ka investuar mjetet e fondeve në mirëbesim në tregjet e jashtme të kapitalit apo të tregut të jashtëm të parasë apo në bankat jashtë Kosovës.

Të gjitha depozitimet e afatizuara që AKP i ka bërë gjatë periudhës 2010-13 janë realizuar si depozitime me afatizim deri në 1 vit në BQK. Po ashtu, AKP-ja në atë kohë kishte afatizuar disa mjete për periudhën një vjeçare në bankat komerciale në Kosovë.

Ndryshe, gjendja e tërësishme e mjeteve të fondeve në mirëbesim deri më datën 9 Prill 2018 është 476,553,819 euro. Këto mjete janë në llogaritë rrjedhëse bankare në Bankën Qendrore në Republikën e Kosovës./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Iran, rritet në 3.294 numri i vdekjeve nga COVID-19

Irani ka raportuar 134 vdekje të reja nga koronavirusi i ri (COVID-19), duke e çuar në 3.294 numrin e përgjithshëm të vdekjeve...

Stafi i Spitalit të Traumës dhuron gjak për pacientët që kanë nevojë

Stafi i Spitalit Universitar të Traumës, në këtë kohë të vështirë për vendin, shkaktuar nga pandemia Covid-19, është bërë pjesë e nje...

Rreziqet shëndetësore që vijnë nga mizat që prekin ushqimin

Deri më tani kemi menduar se mizat që prekin ushqimin nuk janë të dëmshme por vetëm bezdisëse. Por studimet, të cilave i...

Ardi Veliu falenderon policët: Detyrat janë përmbushur, ju kërkoj ta përballoni këtë sfidë me shpirt grup

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka falenderuar gjithë policët për angazhimin e tyre në luftën kundër koronavirusit.

27 raste vetëm sot/ Rama nxjerr videon: Kemi hyrë në zonën e zjarrit, armiku po synon të marrë më shumë jetë

Pasi sot u konfirmuan 27 raste të reja me covid19 në vend, kryeministri Edi Rama thotë se kemi hyrë në zonën e...