Aksident i rëndë në Greqi, vdes shqiptari, rëndë shoku i tij

Mos i humb

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Greqi, me pasojë vdekjen e një 40-vjeçari shqiptar. Mediat fqinje raportojnë se ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e Sarakina, në Trikala.

40-vjeçari shqiptar ka qenë duke drejtuar mjetin me shpejtësi të lartë, kur është përplasur me një shtyllë elektrike. Përplasja ka qenë fatale për shqiptarin, i cili ka humbur jetën në vend, ndërsa mjeti është shkatërruar plotësisht.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat policore, ambulanca dhe zjarrfikëset, duke nxjerrë me vështirësi nga makina trupin e pajetë të shqiptarit.

Gjithashtu, nga përplasja e fuqishme ka mbetur i plagosur rëndë dhe shoku i viktimës, me të cilin udhëtonte në mjet, që është një tjetër shqiptar rreth 40 vjeç.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit