Aksident me vdekje në Shkodër. Vajza shtatzënë në gjendje të rëndë

379
0

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në Shkodër. Burime  për ”BalkanWeb”, bëjnë me dije se një grua ka vdekur ndërsa vajza e saj, e cila është shtatzënë është në gjendje të rëndë.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur në afërsi të ish 5 -heronjve në rrugën Shkoder Koplik, ku të dyja janë përplasur nga një makinë. Viktima është identifikuar si 58 vjeçarja me iniciale H.B, ndërsa vajza si shtetësja E.B 22 vjeçe.

Policia ndodhet në vendngjarje ndërsa nënë e bijë janë dërguar me shpejtësi në spital por nena nuk ka arritur të mbijetojë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here