Aksident në Greqi, vdes 1 emigrant, plagosen 8 të tjerë

Mos i humb

Një makinë me emigrantë është përfshirë në një aksident në Greqi, ku për pasojë 1 person ka humbur jetën dhe 8 janë plagosur. Ngjarja e rëndë ndodhi pranë Komotinisë, në Rrugën Egnatia.

Mjeti i përfshirë në aksident drejtohej nga trafikantë, të cilët po udhëtonin drejt Selanikut. Mësohet se emigrantet janë të moshave 17-30 vjeç.

Gjashtë të plagosurit nga Bangladeshi, 2 nga Pakistani dhe shoferi i ‘Seat’, gjithsej nëntë, u dërguan në spital. Në kohën e përplasjes, një trafikant dhe dy emigrantë u larguan nga vendi i ngjarjes.

Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit