Aksident në Lezhë-Milot, plagosen tre të rinj

Mos i humb

Tre të rinj janë plagosur në një aksident të ndodhur në orët e para të së martës në aksin rrugor Lezhë-Milot.

Informacionet paraprake bëjnë të ditur se në afërsi të një karburanti, drejtuesi i një Benzi ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë ka dalë nga rruga.

Është dëmtuar vetë drejtuesi i mjetit, T.Ll dhe pasagjerja S. G, 17 vjeçe të cilët po marrin mjekim në spitalin e Lezhës. Ndërsa pasagjeri tjetër, A. R, 23 vjeç ndodhet në QSUT në Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve te aksidentit.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit