Aksidenti i djeshëm fatal në Podujevë: Familja Zeqiri ia falë gjakun familjes Bryma

Mos i humb

Sheqir Zeqiri, u godit për vdekje nga një veturë dje në hyrje të Podujevës.

Rasti ka ndodhur në orën 17:25, në magjistralen Podujevë-Prishtinë (te Qershijat e Llapashticës).

Sot, i ndjeri është varrosur, ndërsa familja Zeqiri ka bërë një gjest mjaftë human, përcjellë Indeksonline.

Familjarët ia kanë falur gjakun familjes së shoferit që ia shkaktoi vdekjen Sheqirit.

Ceremonia e pajtimit mes familjarëve Zeqiri dhe Bryma u bë në prezencë të prijësve fetar dhe personaliteteve të tjera.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit