Dy automjete të eskortës së kryeministrit Rama u përfshinë në një aksident në hyrje të qytetit të Korçës. Aksidenti ndodhi rreth orës 13:30 të së hënës për arsye ende të paqarta.
Në pamjet e siguruara nga Top Channel duket se përveç një automjeti zyrtar tip “Mitsubishi ” në aksident është përfshirë edhe një automjet tip Golf.
Të plagosur kanë mbetur një shofer dhe një shoqërues i eskortës së kryeministrit, të cilët pasi morën ndihmën e parë në spitalin e Korçës janë nisur për mjekim më të specializuar me helikopter drejt Tiranës. Policia nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./Top Channel/