Aksidentohet mikrobusi me pasagjerë, 9 të plagosur

Mos i humb

Të paktën 9 pasagjerë të një mikrobusi që po udhëtonte nga Korça drejt Beratit rrezikuan jetën në aksin Elbasan-Librazhd.

Pasditen e së hënës mjeti i tyre, me targa AA 279 UO, u aksidentua pas përplasjes me një Land Rover me targa DR 3997 F në afërsi të urës se Murrashit.

Pasagjeret e mikrobusit morën dëmtime të lehta dhe u dërguan në spitalin e Librazhdit.

Mësohet se ata janë jashtë rrezikut për jetën ndërkohë që po punohet për të zbardhur rrethanat e aksidentit ndërsa si pistë fillestare po hetohet gjendja e rrugës si pasojë e reshjeve të shiut që shkaktojnë lagështi dhe rrëzimin e gurëve nga shpatet e malit./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit