Aksioni i armëve në Elbasan, Lleshaj flet pas pezullimit të oficerëve

Mos i humb

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka komentuar nga Hani i Hotit edhe operacionin e Elbasanit ku u zbulua një arsenal armësh të sofistikuara, rast ky i publikuar fillimisht në News 24. Lleshaj është pyetur nga gazetarët nëse oficerët u pezulluan nën dyshimin se nxorën sekrete nga superaksioni i RENEA-s.

“Çdo operacion i policisë duhet të jetë i fshehtë në fakt dhe ato që publikohen janë vetëm rezultatet jo operacionet”, – ka thënë ai.

News24 publikoi detaje mbi operacionin në Elbasan si dhe zbuloi foto të armëve të gjetura në magazine.

Pas këtij fakti u pezulluan oficerët, E.Gjyli dhe E.Hoxha, me detyrë në sektorin e Krimeve të Rënda, të cilët janë vënë edhe nën hetim administrativ. Zyrtarët e policisë refuzuan të japin detaje të mëtejshme, për faktet që kanë kundër dy oficerëve të pezulluar. Operacioni i mbajtur top sekret i zhvilluar më 1 korrik, pak orë pas atentatit në Murras ndaj dy vëllezërve, Baho, ku njëri prej tyre mbeti i vrarë.

Sakaq, kujtojmë që armët e sofistikuara të cilat dyshohen se i përkasin një grupi të mirëorganizuar në Elbasan janë dërguar për ekspertizë në laboratorin qendror shkencor. Dyshimet janë se disa nga armët janë përdorur në ngjarje të rënda kriminale në Elbasan e Shkodër.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit