Aksioni i ujit, UKT kontrollon 900 subjekte private

Mos i humb

UKT ka kontrolluar 900 subjekte private, prej të cilave janë shoqëruar 15 persona, që nga nisja e aksionit të ujit në Tiranë.

Janë 15 grupe task-force, të cilat me ndihmën e Policisë së Shtetit, Policisë Bashkiake, përfaqësuesve të Drejtorisë së Taksave dhe stafit teknik të Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës, kanë bërë verifikimin në këto kontrolle.

Ndërkaq në vetëm 10 ditë janë nënshkruar 300 aktmarrëveshje për konsumatorët familjarë që kanë detyrime të prapambetura.

Bashkia e Tiranës u ka bërë thirrje konsumatorëve familjarë që të përfitojnë nga afati deri më 28 shkurt, për të lidhur kontratat e rregullta me UKT-në dhe për të nënshkruar akt-marrëveshje për pagesat e prapambetura, duke përfituar nga skema e pagesës me këste. Nga 1 marsi, do të vijojnë verifikimet edhe te konsumatorët familjarë./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit