Aktivistes hebrejo-amerikane i ndalohet hyrja në Izrael

Mos i humb

 

 

 Autoritetet izraelite dje vonë ndaluan një aktiviste hebrejo-amerikane që të hyjë në vend pas mbërritjes së saj në aeroportin Ben Gurion të Tel Avivit.

Siç raporton gazeta izraelite “Haaretz”, Izraeli akuzon aktivisten Ariel Gold se është e lidhur me Code Pink, një organizatë joqeveritare kritike ndaj Izraelit dhe që ka lidhje me Lëvizjen “Bojkot, Shpronësim, Sanksione” (BDS), e cila kërkon bojkot ndërkombëtar ndaj mallrave izraelite derisa Izraeli të respektojë rezolutat ndërkombëtare.

Pasi Gold u mor në pyetje nga agjentët e sigurimit në aeroportin Ben Gurion, ministri izraelit i Sigurisë Publike, Gilad Erdan, deklaroi se asaj i është ndaluar hyrja në vend për shkak të lidhjeve dhe aktiviteteve të saj politike.

Ministri i Brendshëm izraelit, Arye Dery, gjithashtu urdhëroi që viza e saj studentore të hiqet, duke penguar kështu hyrjen e saj në Izrael.

Zyrtarët izraelitë e kanë cilësuar lëvizjen BDS si një “kërcënim strategjik”, pasi ajo nisi një fushatë efektive kundër mallrave të prodhuara në Izrael në përgjithësi dhe në vendbanimet e paligjshme izraelite në veçanti.

Lëvizja po ashtu vazhdon të ketë një prani aktive në nivelet kulturore, artistike dhe akademike.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit