Aktivizimi i vullkanit Mayon në Filipine, evakuohen 27.000 persona

Mos i humb

Instituti filipinas për Vullkanologji ka përshkruar lavën si një “erupcion të qetë”, por nga shkaku i paparashikueshmërisë së aktiviteteve vullkanike, ka ngritur në tre nivelin e rrezikut.

Të shtunën e kaluar, vullkani i cili ndodhet në provincën Albay, filloi të hedhë në sipërfaqe hirin vullkanik, lartësia e të cilit shkoi në 2.5 kilometra. Mbi 27.000 banorë lokal kanë lëshuar shtëpitë e tyre për t’u akomoduar në objektet e përkohshme të banimit, ku shumica po përballet me kushte të këqija sanitare.

Ndërkohë, autoritetet kanë alokuar mjete financiare për tualetet e reja dhe për njësitet e përkohshme shkollore, ku do të duhet të vazhdojë procesi mësimor.

Vlerësohet se në 400 vitet e fundit, vullkani Mayon ka pasur gjithsej 49 shpërthime, nga të cilët më shkatërrues ishte ai i shkurtit të vitit 1841, ku si pasojë humbën jetën 1.200 persona./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit