AKU bllokon 50 ton miell nga Kosova dhe Serbia

Mos i humb

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shqipëri, ka bllokuar 50 ton miell gruri të ardhur nga Kosova dhe Serbia.

Bllokimi është bërë në kuadër të masave të përforcuara për sigurinë e cilësinë ushqimore të produkteve që importohen.Trupa inspektuese e DRAKU, Kukës gjatë kontrollit të ushtruar në Pikën Doganore Morinë evidentuan dy subjekte të cilët do të fusnin në Republikën e Shqipërisë produktin “miell gruri” me origjinë nga Kosova dhe Serbia.

Konkretisht, për ngarkesën 30 ton “miell gruri” nga Kosova me nr.loti 06, pas analizave të kryera nga laboratori i DRAKU, Durrës ky produkt rezultoi me nivelin e proteinës më të ulët se ai i deklaruar në dokumentacion dhe më i ulët se norma e lejuar për prodhim buke. Konkretisht sipas ekzaminimeve laboratorike niveli i proteinës rezultoi të ishte 11.37 % , 11.44% dhe 11.5%, ndërkohë që në fletë analizën që shoqëron produktin, niveli i proteinës është shënuar 12.08% kurse në ambalazhin e produktit është maksimumi 13%.Ndërsa për ngarkesën 25 ton “miell gruri” nga Serbia produkti nuk kishte përputhshmëri me dokumentacionin shoqërues. Pra, raport analiza nuk ka nr.loti, date prodhimi/skadimi që ta lidhi me produktin 25 ton miell gruri.Për më tepër niveli i proteinës së deklaruar në raport analize(12.74%) është i ndryshëm nga ai që shënohej në ambalazh të tyre (9.5%)./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit