Akuariumi i Stambollit, kujdesi për mijëra kafshë sfidë për punonjësit

Mos i humb

Përgjegjësit e akuariumit të cilët në akuariume gjigande përkujdesen për ushqimin, kujdesin dhe trajtimin e shumë llojeve të krijesave të detit dhe tokës, nga peshkaqeni në anakonda, edhe pse janë duke kryer një profesion të vështirë, ndjehen të lumturi që i japin jetë akuariumit.

Në akuariumet të cilat çdo vit vizitohen nga afro 2 milionë persona, ekipet punojnë shumë për kontrollimin, ushqimin, kujdesin dhe trajtimin e qindra krijesave.

Punonjësit e akuariumit të cilët kanë një kontribut të madh që krijesat në akuarium të jetojnë në mënyrë të shëndetshme edhe pse kryejnë një profesion të rëndë dhe kohë pas kohe të rrezikshëm janë duke e bërë punën e tyre me dashuri dhe interes të madh. Ata kujdesen me gjithçka çfarë ka të bëjë në lidhje me krijesat.

Një ndër punonjësit e akuariumit, Mehmet Mutlu, ka në përgjegjësi 12 pinguinë të llojit gentoo me bishta të gjatë. Ai tregon se çdo ditë është duke pastruar vendin ku qëndrojnë pinguinët dhe u hedhin dëborë.

“Kontrollojmë gjendjen shëndetësore të pinguinëve. Nëse kanë ndonjë problem fizik, shikojmë vallë ka ndonjë sjellje pozitive ose negative. Pastaj kalojmë në ushqerje. Pinguinëve çdo ditë u japim multivitamin kompleks. Ndërkaq zhytësit bëjnë pastrimin e mbeturinave që mbeten poshtë”, thotë Mutlu.

Ndërsa Ayşenur Demir e cila që dy vjet punon si akuariste, punon në departamentin e karantinës së Paqësorit.

Demir tregon se në departamentin ku punon ajo gjenden pjesë të shumta si në oqean. “Ne këtu i kalojmë krijesat e reja që vijnë nga jashtë nga disa protokole të karantinës. Pas pastrimit të tyre u mundësojmë që në vendin vizual të dalin në mënyrë më të shëndetshme. Krijesat që sëmuren ose lëndohen i marrim këtu dhe zbatojmë trajtimet e nevojshme”, u shpreh ajo.

– “Jemi duke përdorur dorëza mbrojtëse që të mos na e kapin dorën”

Akuaristi Ali Ugur është përgjegjës në rezervuarin më të madh të akuariumit dhe e përfaqëson Oqeanin Atlantik.

Ai thotë se çdo ditë janë duke u zhytur në rezervuarin ku gjenden lloje të rrezikshme si peshkaqeni, peshqit raxha e shumë të tjerë.

“Raxhat i ushqejmë me duart tona. Për shkak të gjilpërave në bishtat e tyre raxhat janë krijesa të rrezikshme. Gjithashtu edhe peshkaqenët të cilët quhen Sandbar i ushqejmë me duar. Gjithashtu ka edhe peshkaqenë më të mëdhenj. Këta i ushqejmë dy herë në javë me duar. Përdorim dorëza dhe pajisje të ndryshme mbrojtëse që të mos na e kapin dorën”, thotë Ugur.

Ndërsa akuaristja Tugçe Turk, e cila ka diplomuar në biologji, tha se ka zgjedhur këtë profesion për shkak të dashurisë së saj ndaj kafshëve./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit