Akulli në Grenlandë po shkrihet më shpejt se parashikimi: ç’duhet bërë?

Mos i humb

Shkencëtarët kanë zbuluar se humbja e akullit në Grenlandë është katërfishuar që nga viti 2003, sipas një studimi të ri të publikuar në Proceedings, revistën e Akademisë Kombëtare të Shkencave (PNAS).

Studimi i ri ka treguar se pjesa më e madhe e akullit të shkrirë nisi që nga fillimi i vitit 2003 deri në mesin e vitit 2013 në Grenlandën jugperëndimore, një rajon që më parë nuk u konsiderua si një faktor kyç në ngritjen e nivelit të detit, sepse në përgjithësi ka akullnajat e mëdha.

“Ne e dinim se ne kemi një problem të madh për shkak të rritjes së shpejtësisë së shkrirjes së akujve”, tha Michael Bevis, autor i studimit dhe profesor i Geodynamics në Universitetin Shtetëror në Ohajo.

“Tani kemi identifikuar një tjetër problem serioz – sasi të mëdha të masës së akullit janë duke u shkrirë gjithnjë e më shumë dhe lumenjtë rrjedhin në det”, tha ai.

Autorët e studimit thonë se rezultatet e ngrohjes globale “do të kontribuojë fuqishëm në të ardhmen në rritjen e nivelit të detit”.

“E vetmja gjë që mund të bëjmë është të përshtatemi dhe të zbusim ngrohjen e mëtejshme globale – është tepër vonë për të mos pasur pasoja”, tha Bevis. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit