Akullore me Kos dhe Fruta

Mos i humb

Gjithçka që nuk dimë për katastrofën në Bejrut, i ngjashëm me shpërthimin e bombës atomike në Hiroshima

Një depo që ruante mijëra tonë materiale shpërthyese mendohet të jetë burimi i mundshëm i shpërthimit masiv që ndodhi në kryeqytetin libanez...

“Deklarata të fryra”, Kina i kundërpërgjigjet Amerikës për Tik Tok-un

Pekini ka akuzuar Shtetet e Bashkuara të martën për “fyerje” rreth rrjetit social kinez, TikTok, pas shtimit të presionit nga ana e...

Koronavirusi shkakton 3 të vdekur në 24 orët e fundit në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 463 mostra të marra...

Zhduket 15 vjecarja në Vlorë.

Një baba kërkon vajzën e tij të zhdukur prej tre ditësh. E mitura u shpall e humbur pasi që prej së enjtes...

Akulloreve në stinën e verës nuk mund t’i rezistojë dot askush.

AgroWeb.org ka sugjeruar plot receta për ta përgatitur këtë delikatesë të shëndetshme dhe të sigurt në shtëpitë tuaja.

Sot ju vijmë me një version akoma dhe më të shkurtër por me shije perfekte si gjithnjë.

Bëhet fjalë për akulloren me dy shije, një shtresë me fruta pylli dhe një shtresë me kos.

Ndiqni me kujdes hapat e përgatitjes të shpjeguara në recetë dhe provojeni që sot.

Përbërësit

250ml kos

40g sheqer

140ml qumësht

100g fruta pylli (manaferra, luleshtrydhe, boronica, mjedra)

40ml lëng limoni

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e kësaj ëmbëlsire të shpejtë merrni një tas të madh qelqi dhe aty hidhni kosin.

Mundohuni që kosi të mos ketë shumë lëng pasi akullorja nuk do të mpikset siç duhet.

AgroWeb.org ju sugjeron që të përdorni kosin e deles i cili është më i trashë dhe i plotë.

Pas kosit shtoni sheqerin dhe rriheni kosin me telin e kuzhinës në mënyrë që kokrrizat e sheqerit të shkrijnë.

Më pas bashkoni lëngun e limonit dhe qumështin dhe përziejini lehtë kështu përbërësit do të lidhen me njëri-tjetrin.

Gjysmën e masës së përgatitur kalojeni në një enë tjetër për ta përzierë me frutat.

Përdorni blenderin për të bluar sa më imët frutat dhe për të krijuar një salcë të trashë dhe të njëtrajtshme.

Në një enë e cila mund të qëndrojë në frigorifer hidhni fillimisht masën me fruta dhe përhapeni mirë.

Vendoseni në frigorifer për 30-40 minuta në mënyrë që të ngrijë pak dhe mos përzihet me masën tjetër.

Kur të ketë kaluar koha e nevojitur hidhni mbi masën me fruta shtresën vetëm me kos.

Futeni përsëri në ngrirje dhe lëreni aty për të paktën tre orë.

Tani ju mbetet vetëm ta shërbeni akulloren tuaj të shijshme dhe të shpejtë për të afërmit e familjarët.

Nëse dëshironi mund ta shoqëroni edhe me biskota apo arra të thërrmuara për t’i dhënë akoma edhe më shumë shije.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Sot në Gjermani filloi testimi i detyruar i udhëtarëve.

Siç ishte paralajmëruar, sot në Gjermani ka filluar testimi i detyruar për koronavirus për të kthyerit nga zonat e rrezikut. Qindra njerëz...

Libani apelon për mbështetje të vendeve arabe pas shpërthimit

Presidenti libanez, Michel Aoun, u bëri thirrje vendeve arabe të mbështesin Libanin, pas shpërthimit masiv në Portin e Bejrutit.

Humb jetën gruaja e ambasadorit holandez që u plagos në shpërthimin në Bejrut

Ka humbur jetën Hedwig Waltmans-Molier, gruaja e ambasadorit të Holandës në Bejrut Jan Waltmans, e cila ishte plagosur rëndë në shpërthimin që...

Rritet ndjeshëm numri i të infektuarve me Covid19 në Itali, 552 raste të reja në 24 orët e fundit

Është rritur ndjeshëm numri i personave të infektuar me Covid19 në Itali. Sipas informacioneve zyrtare, në 24 orët e fundit ka pasur...

Irani regjistron 132 vdekje të reja nga COVID-19

Me 132 vdekjet e regjistruara gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19), në Iran është rritur në 18.264 numri...