Akuza: Izraeli po kryen gërmime fshehurazi nën xhaminë Al-Aksa

Mos i humb

Waqf-i Islamik në Jerusalem, që është në krye të xhamisë Al-Aksa, paralajmëroi se izraelitët po kryejnë gërmime nën vendet e shenjta muslimane.

Drejtori i Waqf-it, Azzam al-Khatib tha se Izraeli kryer fshehurazi gërmime nën muzeut islamik, në anën perëndimore të kompleksit të Al-Aksa, në mënyrë që të lidhë me tunele të nëndhshme Qytetin e Vjetër të Jerusalemit me Xhaminë Al-Aksa, sidomos me pallatin e Emevive nën Muzeun Islamik.

“Ne e kuptojmë këtë shumë seriozisht dhe shprehim shqetësim të thellë”, tha ai në një njoftim për shtyp.

Khatib bëri thirrje UNESCO-s dhe qeverisë jordaneze, i cili është kujdestar i vendeve të shenjta muslimane në Jerusalem, për të dërguar ekipe për të hetuar se çfarë lloj gërmimesh po kryen Izraeli nën xhami, të cilat mund të çojnë në dëmtimin e  themelevë të Al-Aksa.

Ndërkohë, të hënën, është raportuar se një shkëmb i madh u nda në anën veriore të murit në qytetin e Vjetër në Jerusalem, gjë që nxiti zyrtarët e Waqf-it të paralajmërojnë për mundësinë që pjesë të tjera të bien për shkak të gërmimeve izraelite në atë pjesë të qytetit.

Autoritetet izraelite kanë mbyllur një pjesë të qytetit nga shkëmbi i rënë dhe nuk pranuan të japin informacione mbi arsyet e incidentit. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit