Al-Aksa, 20 mijë persona falën namazin e xhumasë

Mos i humb

Namazin e xhumasë në Al-Aksa e falën 20 mijë persona edhe përkundër kushteve jo të volitshme të motit, që kanë përfshirë Palestinën që nga e enjtja.

Stuhia, i ftohti dhe shiu i pranishëm në Kuds, i bënë muslimanët të dynden në Al-Aksa.

Shejh Muhammed Selim, i cili e ligjëroi hutben e xhumasë në Al-Aksa, duke paralajmëruar kundër shkeljeve të Izraelit në Al-Aksa, u bëri thirrje muslimanëve që të vazhdojnë së mbrojturi ekzistencën e tyre në Harem-i Sherif dhe faltoren e shenjtë.

Në njoftimin me shkrim të bërë Firat Dibs, zëdhënësi për media i Administratës së Vakëfeve Islame në Kuds, thuhet se 20 mijë persona kanë marrë pjesë në faljen e namazit të xhumasë në Al-Aksanë e lokalizuar në Qytetin e Vjetër të Kudsit Lindor nën pushtim.

Më tej, në deklaratë thuhet se policët e Izraelit për së pari herë të mërkurën kanë lejuar që fanatikët hebrenj të cilët bastisën Al-Aksanë, të mbajnë rituale të Tallmudit dhe se Izraeli në Al-Aksa ka kryer një sulm të paparë ndonjëherë më parë./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit