Alarm për bombë pranë zyreve të Bashkimit Evropian në Bruksel

Mos i humb

Rreth 40 persona janë evakuar nga një ndërtesë pranë selisë së Bashkimit Europian në Bruksel, pasi aty dyshohet për një kërcënim me bombë.

Siç raportojnë mediat e huaja pakoja e dyshimtë është dërguar tek një staf që ka lidhje me Bashkimin Europian.

Zëdhënësja e policisë në Bruksel, Ilse Van de Keere tha se një “kërcënim me bombë përmes telefonit” është bërë të martën në mëngjes në një zyrë konsultimi të lidhur me Komisionin ekzekutiv të Bashkimit Europian.

Më tej ajo ka bërë të ditur se ky rast është duke u trajtuar me seriozitet.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit