“Alarm” për urat e rrezikshme në Kosovë

Mos i humb

Gjendja e urave në Kosovë nuk është e kënaqshme, vlerësojnë autoritetet përgjegjëse. Për konstatimin e gjendjes së urave dhe aftësisë mbajtëse, kërkohet që të bëhet ekzaminimi i tyre, pasi që disa prej tyre kanë dëmtime dhe rrezikojnë të shemben.

Rasti i fundit tragjik i shembjes së një ure në Gjenova të Italisë, ku shkaktoi rrëzimin e veturave nga 100 metra lartësi dhe la të vdekur mbi 40 persona, ka ngritur alarm në Evropë në lidhje me gjendjen e urave.

Ky alarm, sipas ekspertëve të fushës duhet të jetë edhe për Kosovën.

Naser Kabashi, profesor në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës në një bisedë për Radion Evropa e Lirë flet për gjendjen e urave në Kosovë, ku sipas tij, shumica e urave në Kosovë janë të vjetra dhe duhet bërë inspektim.

“Në përgjithësi, jo vetëm urat, por të gjitha objektet e rëndësisë së veçantë duhet t’i nënshtrohen një kontrolli permanent ose një inspektimi permanent, që është në kuadër të institucioneve kompetente”.

“Duhet të krijohen ekipe me inxhinier që të bëjnë vlerësimin e gjendjes faktike, meqenëse në funksion të kohës mund të ketë edhe dëmtime e dëmtimet janë të natyrës të ngarkesave të sjelljes së strukturës nën veprimin e kushteve të ndryshme dhe në të njëjtën kohë degradimi i materialeve me kohën”, thotë Kabashi.

Kosova, nënvizon Kabashi, duhet të këtë një qasje të tillë të ekzaminimit të urave, pasi që disa prej tyre mund të jenë ndërtuar 50 apo 60 vjet më parë. Ai shton se është urgjente të ngritet një komision në kuadër të Ministrisë së Infrastrukturës që të bëhet një vlerësim i gjendjes faktike të urave.

“Ky raport i inspektimit bazik ose vizual duhet të bëhet që të kemi një pasqyrë reale dhe pastaj aty ku ka nevojë, të bëhen ekzaminimet përkatëse. Cili është domeni bazik. Në bazë të vlerësimit krijohet një prioritet, cilat janë urat që kanë nevojë imediate për intervenim, cilat janë urat cilat mund të presin për një kohë të caktuar dhe ato cilat e kanë gjendjen e mirë, por nevoja permanente është te inspektimi. Ky është një parametër i cili ndiqet kudo të shtetet e ndryshme, e kjo duhet të bëhet edhe nga institucionet përkatëse”, thotë Kabashi./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit