Alarmi amerikan: shqetësues ndikimi rus në Lindje e Ballkan, i frikshëm invazioni kinez në Europë

Mos i humb

 

Ndihmës Sekretari i Shtetit në Byronë e europiane dhe euroaziatike, Wess Mitchell tha të premten se rivalët e SHBA kanë një ndikim më të gjerë politik, ushtarak dhe tregtar në të gjithë Ballkanin.

Sipas Departamentit të Shteti, Mitchell e tha këtë në një konferencë të Këshillit të Atlantikut, të mbajtur në Uashington, në të cilën ai kujtoi se viti i ardhshëm shënon tre dekada që nga fundi i komunizmit në Europë.

“Pothuajse 30 vjet më parë, kombet në të gjithë Europën Qendrore, shumë prej tyre me traditë të  lashtë pavarëse, prekën lirinë nga tirania e gjatë komuniste”, tha Mitchell.

Ai vuri re, megjithatë, se sot ekziston një garë e re për ndikim në botë.

“Konkurrenca gjeopolitike sotme është ndjerë fuqishëm në Europën Qendrore dhe Lindore. Nga Balltiku në Adriatik, në të gjithë Gadishullin Ballkanik dhe Kaukaz, rivalët e Amerikës po ushtrojnë ndikimin e tyre politik, ushtarak dhe tregtar. Rusia është përsëri një faktor ushtarak në rajon, pas pushtimit të Gjeorgjisë dhe Ukrainës. Larg nga kufijtë në Europën qendrore, Rusia po përdor taktika manipuluese, korrupsioni dhe propagande për të dobësuar nga brenda vendet perëndimore dhe për të minuar marrëdhëniet e tyre me Shtetet e Bashkuara”, tha Mitchell.

Ai deklaroi se për herë të parë në historinë e Kinës, ky vend është bërë një lojtar i madh në Europën Qendrore dhe Lindore, duke thënë se Pekini përdor diplomacinë e ‘librit të borxhit” duke u përqëndruar te infrastruktura dhe duke detyruar kombet më të vogla që të bëjnë lëshime.

“Kjo taktikë është një pasqyrim i sjelljes së Kinës në nivel ndërkombëtar, ku Pekini ka angazhuar një praktikë të padrejtë tregtaer që përfshin vjedhjen e IP, spiunazhin ekonomik dhe çmimet e ulta”, tha Mitchell.

Ai kujton se në vitin 2008 Kina ka investuar më pak se një miliardë dollarë në Evropë, dhe në vitin 2017 investimet e huaja direkte të Kinës në Europë arritën në 42 miliardë dollarë amerikanë, me një investim total në 318 miliardë dollarë.

Në vitet e fundit, shtoi ai, Kina ka marrë kontrollin e 360 ​​kompanive evropiane dhe tani zotëron ose kontrollon gati një të dhjetën e kapacitetit total të porteve të Europës. /tesheshi.com/

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit