Albin Kurti: Diaspora është nafta jonë!

Mos i humb

Kandidati i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka ftuar diasporën që të vijnë në Kosovë më 6 tetor për të votuar. Sipas tij votat e diasporës do ta thellojnë fitoren.

Votat e diasporës do ta thellojnë diferencën, besoj edhe shumë nga ta do të mund të vijnë më 6 tetor, sepse fatmirësisht edhe tani biletat nuk janë të shtrenjta edhe është një vikend i mirë’, tha Kurti.

Ai ka premtuar se diaspora në qeverisjen e Kurtit do të kenë arsimtarët shqiptarë për mërgatën tonë, sepse siç tha ai Kosova ua ka borxh diasporës arsimtarin e mirë.

Kurti nuk hezitoj ta quaj diasporën naftën e Kosovës.

‘Shkolla shqipe është  dobësuar shumë në mërgatë, e ne duhet ta forcojmë atë, e për ketë na nevojiten arsimtarë të mirë. Arsimtarin e gjuhës ne ua kemi borxh diasporës. Diaspora është nafta jonë. Ne lindjen e Mesme duhet ta bëjnë shpimin për naftë e ne nuk kemi nevojë, sepse na i sjellin vetë ata diaspora jonë’, tha Kurti,/KosovaPost/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit