Albin Kurti e Donika Kadaj sillen nën pranga para Gjykatës

Mos i humb

Albin Kurti dhe Donika Kadaj – Bujupi janë sjellë në sallën e Gjykatës Themelore nën pranga, ku gjendeshin në paraburgim. Derisa më herët aty, kanë arritur edhe Albulena Haxhiu e Faton Topalli. Të pranishëm janë edhe Flora Brovina e Blerta Deliu, si palë të dëmtuara.

Mirëpo, dëshmitarët Armend Zemaj, Naser Osmani e Kadri Veseli janë duke munguar.

Katër deputetët nga Vetëvendosje do të dalin sot para Gjykatës Themelore të Prishtinës, të akuzuar për hedhjen e gazit në Kuvendin e Kosovës.

Seanca e fundit lidhur me këtë rast ishte paraparë të mbahej më 22 nëntor, por ishte shtyrë në mungesë të Albin Kurtit, Donika Kadaj-Bujupit dhe Albulena Haxhiut.

Prokuroria pretendon se Deliu, Brovina e Haxhiu, kanë pësuar lëndime të lehta trupore nga gazi lotsjellës i aktivizuar në Kuvend nga kolegët e Vetëvendosjes.

Katër deputetët e Vetëvendosjes akuzohen për përdorim të armës ose mjetit të rrezikshëm dhe pengim të personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare.

Të akuzuarit ishin arrestuar gjatë nëntorit e dhjetorit të vitit 2015. Seanca fillestare ishte mbajtur më 6 janar 2016./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit