Albin Kurti uron bashkë partiakët për fitore

Mos i humb

Ish-lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, vetëm tani pas mesditës ndihet më i sigurt për fitoren në Prishtinë dhe uron partiakun e tij, Shpend Ahmetin, për mandatin e dytë në udhëheqje të kryeqytetit të Republikës së Kosovës, Prishtinës.

Ndërkohë, nuk ka munguar as edhe urimi për dy bashkë partiakët e tjerë, të cilët dolën fitues në komunat e tyre, Myhateri në Prizren, ndërsa Qëndroni në Kamenicë.

Ai përmes një postimi në rrjetin social facebook shprehet kështu:

Urime Shpend! Urime Mytaher! Urime Qëndron!

Pas dyfishimit me 11 qershor që na bëri subjektin e parë në vend dhe më të madhin në Kuvend, këto tri fitore në balotazh e vulosën vitin 2017 si vit të VETËVENDOSJE!-s.

Tash, vazhdimit të qeverisjes me kryeqytetin e Republikës së Kosovës, Prishtinën, po ia shtojmë fillimin e qeverisjes me kryeqytetin e kulturës dhe historisë sonë, Prizrenin, dhe, me vatrën e patriotizmit e bujarisë, Dardanën.

Shumë sfida e beteja na presin në të ardhmen, që do të thotë se edhe shumë fitore e suksese të reja.

Fituam, sepse me mendje dhe me zemër. Sepse për qytetarin në komunë. Sepse për komunën te qytetari.

Jeni shumë dhjetëra mijëra që na votuat dje. Jeni shumë qindra mijëra që na mbështetët përgjatë fushatës.

Përjetë falenderues. Ju dua sa s’thuhet. /Kosova Post/.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit