Albulena Haxhiu ua përkujton deputetëve betimin që kanë dhënë

Mos i humb

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, pas marrëveshjes së arritur për mes partnerëve të koalicionit qeverisës dhe LDK-së, për ratifikimin e Marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, ua ka përkujtuar deputetëve betimin që kanë dhënë kur kanë marrë mandatin në këtë legjislaturë.

Ajo, përmes një postimi në Facebook, ka publikuar tekstin e betimit me theks të veçantë, në mbrojtjen e Tërësisë territoriale të vendit.

Postimi i deputetes Haxhiu:

“Para se deputetët të votojnë marrëveshjen që i falë mbi 8200 ha, Malit të zi, duhet t’a kenë të qartë betimin që kanë dhënë, në fillim të kësaj legjislature.

Në vijim gjeni tekstin e Betimit të cilin e kanë nënshkruar 120 deputetët e Kuvendit:

“Unë, deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, betohem se me nder e me përkushtim do ta kryej detyrën time dhe do ta përfaqësoj me dinjitet popullin, do të punoj në interes të Kosovës dhe të gjithë qytetarëve të saj, do të angazhohem për mbrojtjen dhe për respektimin e kushtetutshmërisë dhe të ligjshmërisë, për mbrojtjen e TËRËSISË TERRITORIALE dhe të integritetit institucional të Kosovës, për garantimin e lirive dhe të drejtave të njeriut, në përputhje me ligjet e vendit dhe me standardet evropiane.”

Betohem!”, ka shkruar Haxhiu. /Telegrafi/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit