Algjerianët mbështesin ministrin e Jashtëm turk Çavusoglu

Mos i humb

Përgjigjja që ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu i dha në takimin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s parlamentares franceze Sonia Krimi lidhur me reagimin e saj për ngjarjet e vitit 1915 ka shkaktuar jehonë në rrjetet sociale.

Ka gjetur mbështetje të madhe në rrjetin social përgjigjja që ministri Çavuşoğlu dha ndaj fjalëve të parlamentares fraceze Krimi e cila ishte pjesëmarrëse në seminarin e 99-të Rose-Roth të Asamblesë Parlamentare të NATO-s (AP-NATO) dhe takimin e përbashkët të Grupit të posaçëm për Lindjen e Mesme dhe Mesdheun i cili u zhvillua dje në Antalya nën organizimin e Parlamentit të Turqisë.

Postimi me mesazhin “përgjithmonë nën hijen tënde” të bërë me flamurin turk në Instagram nga Çavusoglu që në ditën e parë të takimit NATO PA, ka marrë mbështetje nga një numër i madh i algjerianëve që kanë postuar edhe flamujt e tyre.

Shumë përdorues algjerianë nën postimin e Çavusoglut kanë shprehur falënderime duke vendosur njëri pas tjetrit flamujt e Turqisë dhe të Algjerisë.

Çavusoglu, në takimin e NATO PA tha se “Franca është vendi i fundit që mund t’i mbajë leksion Turqisë për gjenocid dhe histori. Sepse, ne nuk kemi harruar atë çfarë ndodhi në Ruanda dhe Algjeri. Franca le të shohë të kaluarën e saj të errët dhe të mos tentojë t’i mbajë leksion Turqisë”.

Njolla e zezë e Francës në Algjeri

Mijëra algjerianë janë vrarë nga ushtarët francezë gjatë protestave të nisura nga algjerianët të cilët kishin luftuar në radhët franceze me premtimin e pavarësisë pak para përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Ngjarjet e dhunshme që në histori janë shënuar si masakra e “8 majit 1945 Setif dhe Guelma” vazhduan në mënyrë sistematike deri në vitin 1962, kur Algjeria fitoi pavarësinë e saj.

Në luftën algjeriane për pavarësi për shkak të francezëve humbën jetën 1 milion njerëz.

Dihet që Franca, që nga viti 1830, e la shoqërinë algjeriane përballë një gjenocidi kulturor. Franca, përveç identitetit lokal të Algjerisë ka shkaktuar eliminimin në masë të madhe të historisë 300 vjeçare osmane. Gjithashtu ajo ka shndërruar shumë vepra kulturore dhe fetare në vend ashtu si ka dashur në mënyrën e saj.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit