Alibeaj: 4 pyetjet që Belinda Balluku dhe Edi Rama duhet t’u japin përgjigje

Mos i humb

Nesër hapen çerdhet private në Fushë- Kosovë

Komuna e Fushë-Kosovës ka njoftuar se nga nesër do të hapen e çerdhet private. “Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës,...

Serbia blen sisteme raketore nga Kina, Reuters shkruan për afërsinë mes tyre

Serbia ka blerë një gjeneratë të raketave me rreze të mesme tokë-ajër nga Kina, duke dhënë shenja për thellim të bashkëpunimit në...

Mëngjeset Perfekte Për Lëkurë Fantastike dhe Plot Shkëlqim

Vakti i parë i ditës përbën një shans të rëndësishëm për tu ushqyer shëndetshëm por jo vetëm kaq. Sipas...

Shpërthimi që tronditi Bejrutin, raportohen 100 të vdekur dhe mbi 4000 të lënduar

Skuadrat e Shpëtimit në Bejrut vazhdojnë që të kërkojnë në rrënoja për trupa të vdekur dhe njerëz të gjallë, nga shpërthimi i...

PD ka reaguar sot përmes ish deputetit Enkelejd Alibeaj lidhur me projektin e rrugës Milot – Fier, të prezantuar javën e kaluar nga qeveria.

Ndërsa e quajnë një shfaqje propagandistike, prezantimin e saj, demokratët thonë se bëhet fjalë për një projekt fantazmë, pasi tenderi nuk ekziston.

Në deklaratën për mediat, Alibeaj iu drejtuar me 4 pyetje kryeministrit Rama dhe ministres Balluku.

Deklarata e plotë:
Koncesioni i rrugës Milot-Fier është një nga vendimet më korruptive dhe që vjedh më shumë qytetarët shqiptarë. 1.2 miliardë euro është kosto e fryrë, deri në 6 fish më e lartë se bypass i Fierit, në mënyrë që tarifa e udhëtimit të jetë e lartë dhe ata që janë përfshirë në këtë aferë të pistë, të pasurohen akoma më shumë duke vjedhur qytetarët.

Projekti Milot-Fier është bërë me urgjencë dhe është trajtuar si një plan i vërtetë grabitje. Për këtë projekt nuk ka dokumenta, nuk dihet si u përzgjodh, nuk dihet kush e mori vendimin që rruga të bëhet me koncesion, nuk duhet si u përzgjodh konsulenti që doli në konkluzionin se rruga kushton 1.2 miliardë euro dhe një udhëtim kushton 17.4 euro.

Projekti Milot-Fier është akoma një projekt fantazëm, për të ekzistojnë vetëm fjalët e kryeministrit dhe Ministres së Infrastrukturës. Tenderi nuk ekziston i shpallur në faqen përkatëse të prokurimeve, megjithëse, gjatë shfaqjes propagandistike 5 ditë më parë, Ministrja e Infrastrukturës, premtoi ndryshe.

SINKRON BELINDA BALLUKU

“Duke filluar nga sot, në orën 12.30, i gjithë dokumentacioni do të jetë i disponueshëm në faqen e APP-së dhe i aksesueshëm për të gjithë të interesuarit”
As ditën kur u shpall me bujë të madhe, as sot, dokumentat e tenderit nuk ekzistojnë, për faktin e vetëm se nuk ka një punë serioze në interes të qytetarëve, por ka një aferë korruptive.

Belinda Balluku, po të dojë, edhe Edi Rama, duhet t’u japin përgjigje të qarta disa pyetjeve elementare.

  1. Pse nuk është shpallur akoma tenderi dhe dokumentat e tij?
  2. Si u përzgjodh projekti i Milot-Fier?
  3. Kush e mori vendimin që rruga të bëhet me koncesion?
  4. Si u përzgjodh konsulenti i rrugës 1.2 miliardë euro?

Belinda Balluku duhet të bëjë transparencë dhe të mos fshihet pas fjalive me dy kuptime!

Shqiptarët, të cilët ajo dhe Edi Rama duan i detyrojnë të paguajnë 17.4 euro për një rrugë që është e ndërtuar aktualisht në më shumë se gjysmën e saj, kanë të drejtë të njihen me çdo akt, që përkthehet në kosto marramendëse për ta.

Milot-Fier është një projekt që do të verifikohet me imtësi nga qeveria e ardhshme! Partia Demokratike është e vendosur të mos ngarkojë në kurrizin e shqiptarëve edhe një borxh tjetër, që sjell me vete një faturë të lartë dhe të pamerituar për çdo qytetar!

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Në ‘luftë’ prej 1949/ Izraeli ndihmon armikun në ditët e vështira, dërgon mjekë në Liban

Që prej vitit 1949 nuk kanë një marrëdhënie diplomatike, madje e konsiderojnë njëra- tjetrën armike, e megjithatë në këtë situatë të vështirë...

Turqia do të dërgojë ndihmë mjekësore në Venezuelë

Turqia do të dërgojë ndihmë mjekësore në Venezuelë në kuadër të një marrëveshjeje bilaterale midis dy vendeve. Sipas një...

Si Të Përballesh Me Simptomat Fizike Të Ankthit

Përjetimi i ndjenjave negative, stresit, mërzisë apo ankthit pa dyshim që janë prezente tek çdo njeri në pjesë të caktuara të ditës...

Tropojë/ Punonjësi shkoi në spital pa shenja jete, arrestohet pronari i biznesit ku punonte

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Tropojë arrestuan shtetasin Sh. M., 48 vjeç, banues në fshatin Bujan, pronar i...

Kungullurë – Receta Perfekte Për T’u Shijuar Gjatë Verës

Një shije perfekte për t’u provuar gjatë ditëve të verës pasi kungujt janë të freskët dhe të stinës. Plot...