Alibeaj : Shqiptarët do paguajnë 109 milionë euro për luftën personale të Ramës me Bechetti-n.

Mos i humb

Tentuan të fusnin heroinë në Burgun e Beratit, arrestohen dy të rinjtë, si u zbuluan nga punonjësit

Policia e Beratit ka arrestuar dy persona, të cilët kanë tentuar të fusin heroinë brenda burgut. Në pranga kanë...

Dërgonin emigrantë shqiptarë me gomone për në Britani, arrestohen kontrabandistët

Policia franceze vijon të arrestojë kontrabandistë të cilët kalojnë ilegalisht emigrantë në Britaninë e Madhe. Së fundmi në pranga ka rënë një...

Kosovë : Bashkimi Evropian dhuron 30 respiratorë për Ministrinë e Shëndetësisë

Ministri i shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar se nga sot kemi 30 respiratorë më shumë, të cilët do të lehtësojnë punën e...

Afganistan, të paktën 16 të vdekur nga përmbytjet

Të paktën 16 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet në provincën Nangarhar në lindje të Afganistanit. Në një deklaratë...

Përmes një deklarate nga selia blu, Enkelejd Alibeaj thotë se shqiptarët po e paguajnë shumë shtrenjt qeverisjen e Edi Ramës, ndërsa sëfundmi thotë ai tani ka ardhur radha të paguajnë edhe për hakmarrjet e tij e personale kundër biznesit.

Sipas Alibeajt, buxhetit të shtetit i është shkaktuar një dëm prej 109 milionë eurosh për shkak të luftës së Ramës me sipërmarrësin Italian Francesco Bechetti. Alibeaj thotë ndër të tjera se Rama duhet t’i paguajë nga xhepi i tij këto para dhe se Prokuroria duhet ta hetojë për shpërdorim detyre.

DEKLARATA E PLOTË

Në 7 vjet të qeverisjes së Edi Ramës, shqiptarët kanë provuar në lëkurë se ky kryeministër u ka bërë keq. U ka bërë keq duke rritur taksat, duke mbyllur vende pune, duke i zbuar nga vendi dhe, mbi të gjitha, duke i vjedhur.

Shqiptarët i kanë paguar shumë shtrenjtë interesat politikë të Edi Ramës për të qendruar në pushtet përmes blerjes së zgjedhjeve, kanë paguar shtrenjtë vendimet e tij korruptive për të dhënë me koncesion dhe PPP çdo gjë në Shqipëri, por tani ka ardhur radha të paguajnë edhe për hakmarrjet e tij e personale kundër biznesit.
Lufta e shpallur ndaj sipërmarësit italian Frnacesco Bechetti për arsyen e vetme se zotëronte një media kritike ndaj qeverisë, ndaj Edi Ramës dhe Erion Veliajt, po u kushton qytetarëve të vendit 109.5 milionë euro.

Si për shumë gjëra të tjera, premtimet e Edi Ramës se nuk do të paguajmë asnjë qindarkë për luftën e tij personale ndaj Bechettit, rezultuan një gënjeshtër e madhe.
Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit i dha të drejtë sipërmarrësit dhe i kërkon Shqipërisë të paguajë dëmin.

Ky duhet të ishte momenti që Edi Rama të jepte dorëheqjen, pasi urdhrin për të shkatërruar biznesin e Beketit dhe për të sekuestruar televizionin e ri Agon Channel, e dha Edi Rama.

Tani, shqiptarëve u duhet të paguajnë për luftën personale të kryeministrit me një sipërmarrës të huaj, kritik ndaj keqqeverisjes se tij. Janë plot 109 milionë euro. Janë më shumë para sesa të dyja paketat e ndihmës që qeveria u dha qytetarëve gjatë pandemisë.

Me kaq shumë para, bizneset nuk do të ishin sot duke luftuar për mbijetesë, mijëra vende pune nuk do të ishin mbyllur. 109 milionë euro që Shqipëria po paguan për luftën personale të Edi Eamës kundër një biznesi faktojnë se buxheti kishte para, por taksat nuk iu kthyen shqiptarëve, kur ata kishin më shumë nevojë për ndihmë, por u përdorën për të financuar luftën politike personale të Edi Ramës.

Tani çështja qëndron a duhet të paguajnë shqiptarët për konfliktin personal të Edi Ramës me një biznesmen, për vendimin e tij personal të gabuar për të mbyllur aktivitetin e tij?

Në një shtet normal me një qeveri dhe kryeministër normal, që nuk luan bixhoz me paret e shqiptarëve, ato para duhet t’i paguajë ai që ka shkaktuar dëmin. Duhet t’i paguajë Edi Rama.

Në platformën tonë antimafia kjo është një nga pikat kryesore. Zyrtari përgjegjës për nje vendim të gabuar që i shkakton dëm buxhetit, duhet të paguajë me pasuritë e tij. Edi Rama ka me çfarë ta paguajë. Le t’i sekuestrojnë pasuritë e deklaruara dhe të padeklaruara. 10 vjet më parë, një dokument i OSBE-së tregoi se pasuria e kryebashkiakut të kohës, Edi Rama, llogaritej në rreth 200 milionë euro.

Është detyrë e drejtësisë të hetojë dhe të marrë nën përgjegjësi penale kryeministrin e vendit për shpërdorim detyre. Shqiptarët nuk kanë pse paguajnë nga taksat e tyre 109 milionë euro për luftën personale të Edi Ramës me median e lirë dhe biznesin.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

​303 raste të reja me COVID-19 dhe 9 të vdekur në Bullgari

Autoritetet shëndetësore në Bullgari kanë konfirmuar 303 raste të tjera të koronavirusit në 24 orët e kaluara, nga 5,701 testuar, sipas të...

Detyrimi i maskave, francezët hezitojnë, Parisi do të aplikojë mbajtjen e maskave në lagje të caktuara

Franca, Spanja, Greqia janë tri vende evropiane që po raportojnë një shpërthim të pandemisë brenda kufijve të tyre pas lehtësimit të karantinës...

Gjermani: Nga e shtuna, testimi i detyruar i të ardhurve nga zonat me rrezik

Në luftën kundër përhapjes së virusit të koronës, udhëtarët nga zonat e përcaktuara ndërkombëtarisht si të rrezikshme që vijnë në Gjermani, do...

Rritet përhapja e Covid19 në Evropë, frikë për një izolim të dytë

Teksa Spanja, Franca dhe Greqia përjetojnë një rritje të theksuar të numrit të të infektuarve nga Covid19, janë shtuar shqetësimet për një...

Austria sërish me numër të lartë të rasteve të reja

Në Austri, pas pesë ditësh me radhë, numri i rasteve të reja me koronavirus përsëri ka arritur në shifra të larta, pasi...