Alibeaj: Shteti është kapur nga krimi!

Mos i humb

Partia Demokratike thotë se shteti është kapur nga krimi referuar grabitjes së sotme në Prokurorinë e Durrësit por dhe arratisjes një ditë më parë nga salla e gjyqit e një 28-vjeçari në Vlorë.

Enkelejd Alibeaj në një dalje për mediat tha: “Para 2 javësh kësaj Prokurorie ju grabiten dokumenta të rëndësishme te hetimeve penale. Kryeprokuroja e Durrësit Donika Prela jo vetëm që nuk mbajti përgjegjësi por u gradua nga shoqja e saj Arta Marku, me urdhër të Edi Ramës dhe Fatmir Xhafës si kryeprokurore e Krimeve të Rënda, në shkelje flagrante të Ligjit për Organet e Drejtësië. Ky akt sigurisht i ka trimëruar banditët e lidhur me pushtetin. Sot krimi ia beh mu ne mes të zyrave te Prokurorisë dhe i pashqetësuar grabiti serverin e te dhenave të hetimeve penale për cështjet më të rëndësishme të krimit dhe korrupsionit të qeveritarëve. Dje, një i burgosur me rrezikshmëri të lartë u arratis nga salla e gjyqit. Të gjitha këto janë pasoja të kapjes së shtetit nga krimi, shteti i shpartalluar që mbron kriminelët dhe godet njerëzit e thjeshtë”.

Alibeaj thotë se qeveria dhe kryeministri po bën ç’është e mundur të zhdukë provat e krimit më të rëndë që ka kapur Fatmir Xhafën dhe Edi Ramën.

“Nuk ka si të ndodh ndryshe, kur provat e vërteta hetimore rrëmbehen nga banditët mu në zemër të prokurorisë, kur kryeministri, i servir prokurorise si prova ato që prodhon Edi Rama në mes të natës, sic ishte prova imagjinare e Edi Ramës, që mbron Agron Xhafën, vëllanë e Fatmir Xhafës, i certifikuar nga gjykatat italiane si bos i bandave ndërkombetare të trafikut te narkotikeve.Nuk ka si të ndodhe të ndryshe kur kërconohet dhe tentohet të blihet deshmitari, prej bandave të lëshuara me mison nga qeveritarët dhe kërcënohet gazetari që denoncon krimin”, vijoi ai duke ftuar qytetarët në protestën e të shtunës./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit