Aliu: Vetëvendosja po rritet, ata që u larguan janë në pazar, kujt do t’i shiten?

Mos i humb

Detputeti i Vetëvendosjes Liburn Aliu, përmes një postimi në ‘facebook’, ka reaguar ndaj eksponentëve të Vetëvendosjes të cilët deklarohen se protesta e 29 shtatorit e thirrur nga Vetëvendosja ishte vetëm për një njeri, pra për Albinin, e që në fakt ky vajtim i tyre këtyre  eksponentëve, shkruan Aliu është vajtim për planin e tyre të dështuar, sepse ata kanë menduar që të gjithë do të dalin nga Vetëvendosja.

Për më tepër Aliu ka cituar edhe deklaratat e të të larguarve të Vetëvendosjes:  “Albini do të mbetet vetëm, si Adem Demaçi, pa organizatë!”, por, shkruan Aliu se kjo dëshirë e tyre nuk është realizuar sepse shkruan Vetëvendosja vetëm sa është rritur, kurse ata janë në pazar se kujt do t’i shiten në koalicion parazgjedhor, sepse nuk do ta kalojnë as gjysmën e pragut.

Ky është postimi i plotë i Liburn Aliut:

Eksponentë të atyre që u larguan nga VV, po thonë se protesta ishte vetëm për një njeri, për Albinin. Në fakt, ky është vajtimi i tyre për planin që u ka dështuar. Ata kanë menduar që TË GJITHË do të dalin nga VETËVENDOSJE! dhe, siç edhe kanë thënë, “Albini do të mbetet vetëm, si Adem Demaçi, pa organizatë!”. E kundërta ndodhi. Mbështetja për VV vetëm sa është rritur kurse ata janë në pazar – kujt do t’i shiten për koalicion parazgjedhor meqë nuk e kalojnë dot as gjysëm pragu. Këtë vit nga VV kanë dalur rreth 40 anëtarë të vjetër (me ndonjë përjashtim prej vullnetari, të gjithë këta paguheshin me rroga), mirëpo kanë ardhur mbi 4.300 anëtarë të rinj dhe sot VV i ka mbi 35 mijë anëtarë gjithsejt. Ashtu siç pak kujt ia ka marrë mendja, dalja e atyre që shkuan ishte me bereqet për neve./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit