Ballina Islam Allahu na jep ujë, dhe kështu na jep jetë… (Video Shqip)

Allahu na jep ujë, dhe kështu na jep jetë… (Video Shqip)

114
0

Uji është jetë. Pjesa më e madhe e ujit që u nevojitet qenieve të gjalla në tokë është në lëvizje dhe transformim të vazhdueshëm. Qarku i pandërprerë i këtyre transformimeve të njëpasnjëshme i bën edhe shkenctarët të mendojnë. Por përgjigjet më të mira të këture fenomeneve, ata mund ti gjejnë në Kur’anin famëlartë.

Të dhënat e sotme merren nëpërmjet përdorimit të instrumenteve dhe satelitëve që kanë një pamje panoramike të reve nga lart, përndryshe, do të ishte e pamundur për njerëzit që jetojnë në sipërfaqen e tokës që të kenë një pasqyrë të përditshmërisë së reve gjatë formimit të tyre dhe reshjeve që pritet të dalin.

“Ai lëshon nga qielli shiun me masë të caktuar. Me të Ne i japim jetë një vendi të vdekur. Ja, kështu edhe ju do të ngalleni nga varret.” (Ez-Zuhruf 11)

Fakti i zbritjes së kësaj sasie shiu të matur dhe të përcaktuar është konfirmuar prej kërkimeve të kohëve të fundit. Është llogaritur se në një sekondë avullojnë afërsisht 16 milionë tonë ujë nga Toka. Kjo shifër arrin në 513 trilionë tonë ujë në vit.

Shikojeni videon e sjellur në shqip, dhe binduni me mrekullitë… /MESAZHI/

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here