Alpinistët shpëtohen nga një mesazh në Whatsapp pas ngujimit në malet zvicerane

Mos i humb

Dy burra duhet të jenë shumë të lumtur pasi shpëtuan gjallë, pasi ishin të ngujuar në malet zvicerane të dielën për gjashtë orë në temperatura prej -10 ° C, shkruan “The Local”.

Dy gjermanë, 23 dhe 24-vjeçar që jetonin në Zvicër, po ecnin në malet pranë Obstalden, në kantonin e Glarus të dielën, kur ata ranë në një copë akulli dhe ranë më shumë se 200 metra.

Ata ishin pak të lënduar dhe nuk kishin asnjë shans që të dalin, nga ku ishin ngujuar. Për më tepër ata kishin humbur edhe pajisjet, si veshjet, pijet dhe një dritë dore.

“Nuk ishim të pajisur për të fjetur jashtë. Ishte -10 gradë dhe këpucët tona ishin plot me borë”, u shpreh 23-vjeçari.

Edhe pse telefonat e tyre nuk kishin shumë bateri dhe nuk kishin sinjal për të bërë një thirrje, ata kishin shërbim në internet, kështu që ata arritën të dërgonin një mesazh në Whatsapp për tre shokë, duke shpjeguar gjendjen e tyre dhe duke dhënë vendndodhjen e tyre. “Pas kësaj, telefonit i mbaroi bateria”.

Ata duhet të prisnin gjashtë orë, megjithatë, më në fund arriti shërbimi zviceran i shpëtimit ajror Rega.

“Në ekspert i Rega-s na tha se nëse do të qëndronim edhe më tutje, nuk kishim gjasa të jetojmë, pasi nuk mund të mbijetohet në të ftohtë”, deklaroi i riu gjerman.

Dyshja tani duhet të paguajë 8 mijë franga për shpëtimin e tyre, sipas gazetës. Rega shpëton rreth 600-900 alpinistë çdo vit./Albinfo.ch/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit