Altun paralajmëron opinionin publik në SHBA lidhur me FETO-n

Mos i humb

Shefi i Komunikimeve i Presidencës së Turqisë, Fahrettin Altun ka paralajmëruar opinionin publik në SHBA për rrezikun që përbën organizata terroriste FETO.

Në një postim në anglisht në Twitter, Altun ka paralajmëruar opinionin publik në SHBA lidhur me FETO-n. 

“Të dashur amerikanë! Gaboheni nëse besoni se FETO është problem vetëm i Turqisë. Kjo organizatë e keqe është problem shumë i madh edhe për ju (SHBA-të) që kur ajo ka përvetësuar taksat e paguara nga taksapaguesit amerikanë. Keni kujdes sepse ato janë në çdo vend”, ka shkruar Altun në postimin e tij duke publikuar edhe një video në anglisht që shpjegon se FETO është një kërcënim për të gjithë botën dhe se kjo organizatë vazhdon aktivitetet e saj të errëta në SHBA me shkollat e saj ‘charter’ ku transferohen taksat e popullit amerikan si dhe me metodat e saj të paligjshme me të cilat manipulon sistemin.

– “Kreu i FETO-s, Gülen drejton një rrjet të djallëzuar”

Në videon në fjalë thuhet se kreu i FETO-s jeton në Pensilvani, i cili është i vendosur të eliminojë botën duke realizuar axhendën e tij politike të keqe dhe se ai kontrollon deri në kapilarët e tij një rrjet të keq dhe kriminal që përhapet në të gjithë botën.

Në video vihet theksi se aktivitetet me qëllim të keq të organizatës nuk janë të kufizuara vetëm me Turqinë. Më tej shpjegohet se FETO më 15 korrik 2016 ka kryer një tentativë për grusht shteti në Turqi ku ka masakruar civilët, ka bombarduar Parlamentin dhe ka kryer një tentaitvë për atentat ndaj presidentit Recep Tayyip Erdoğan.

Rrjeti i FETO-s në SHBA është më efektiv sesa mendohet, thuhet në videon ku tregon se FETO ka dhënë ryshfet ndaj politikanëve në SHBA dhe se është mbështetur falë kësaj skeme korrupsioni.

– “A shpenzohen taksat tuaja ashtu si dëshironi ju?”

Në video jepen shembuj nga lajmet e medias amerikane lidhur me aktivitetet e jashtëligjshme të FETO-s dhe kreut të saj Gülen, si dhe tërhiqet vëmendja se organizata terroriste ka hapur shkolla në SHBA si një mënyrë e rëndësishme që organizata të fitojë para.

FETO në SHBA ka rreth 200 shkolla ku arsimohen gjithsej 60 mijë nxënës dhe se anëtarët e organizatës bëjnë transferime të paligjshme parashë dhe aktivitete mashtruese nëpërmjet këtyre shkollave Charter njoftohet ndër të tjera në video.

Poashtu ndaj qytetarëve amerikanë në video parashtrohet pyetja “A shpenzohen taksat tuaja ashtu si dëshironi ju?”

– “Kërcënimi është më afër se sa e mendoni”

Shkollat e FETO-s janë të njohura për ngulitjen e pikëpamjeve radikale dhe diskriminimin midis nxënësve shpjegohet në videon ku bëhet e ditur se FETO është një strukturë me dy fytyra ku nga njëra anë duket sikur mbështesin arsimin dhe në anën tjetër është e errët.

“Ata fshehin axhendën e tyre të vërtetë. Nuk duhet të mashtroheni. Mos lejoni që një organizatë kriminale të financohet përmes fondeve të taksapaguesve amerikanë. Mbani përgjegjës njerëzit që i mbrojnë ata. Rreziku është real dhe më afër se sa e mendoni. Kujdes, ata janë kudo”, paralajmërohet në videon drejtuar opinionit publik në SHBA lidhur me organizatën FETO e cila është e aftë të manipulojë sistemin.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit