Altun: Turqia nuk është armik i kurdëve, por mbrojtës i tyre

Mos i humb

Shefi i Komunikimeve i Presidencës së Turqisë, Fahrettin Altun, ka deklaruar se, “Republika e Turqisë nuk është armik i kurdëve, por mbrojtës i tyre”.

“Republika e Turqisë nuk është armik i kurdëve, por mbrojtës i tyre. Turqia nuk ka asnjë problem me kurdët. Problemi ynë është me organizatën terroriste PKK dhe zgjerimet e saj në Siri. PYD dhe YPG janë organizatë terroriste dhe Turqia do të vazhdojë me vendosmëri luftën e saj kundër terrorizmit”, ka shkruar Altun në llogarinë e tij në twitter, duke reaguar ndaj postimit të presidenti amerikan, Donald Trump, në lidhje me Sirinë.

Altun po ashtu ka postuar edhe vlerësimin e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, të 26 qershorit 2015, ku thuhet se, “I bëj thirrje të gjithë botës: Pavarësisht çdo kostoje, ne nuk do të lejojmë krijimin e një shteti në veri të Sirisë, në jug të Turqisë”.

Më tej, Altun ka theksuar se, “Gjëja më kryesore për ne është siguria jonë kombëtare. Ky është faktori kryesor që përcakton luftën tonë kundër terrorizmit. Për ne nuk ka asnjë rëndësi nëse burimi i terrorizmit është ideologjik, fetar apo etnik. Terrorizmi është terrorizëm dhe duhet të shteret në burimin e saj. Pikërisht edhe Turqia këtë po bën në Siri”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit