Ambasada amerikane tregon se a i kanë shkëputur kontaktet me ministrin e FSK-së

Mos i humb

Ditë më parë u raportua se SHBA-të kanë shkëputur të gjitha komunikimet me ministrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berishën, si dhe zëvendësministrin, Agim Çekun.

Shkëputja e marrëdhënieve thuhej se kishte të bënte me aktakuzën për listat e veteranëve.

Në një përgjigje për lajmi.net nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, është thënë se e njëjta mbetet e përkushtuar në bashkëpunimin afatgjatë me ministrinë e FSK-së, pa specifikuar nëse janë shkëputur kontaktet me ministrin apo zëvendësministrin.

“Ambasada mbetet e përkushtuar në bashkëpunimin afatgjatë me ministrinë e FSK-së, për të siguruar siguri për të gjithë qytetarët e Kosovës”, thuhet në përgjigjen e ambasadës.

Lajmi.net ka tentuar gjatë këtyre ditëve që të kontaktojë edhe me ministrin, Rrustem Berisha, dhe zëvendësministrin, Agim Çeku, mirëpo të njëjtit nuk kanë dashur të përgjigjen.

Kujtojmë se Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë lidhur me manipulimet me listat e veteranëve të UÇK-së.

Aktakuzë është ngritur ndaj 12 anëtarëve të Komisionit Qeveritar për Verifikimin e Statusit të Veteranit.

E njëjta më pas është kthyer prapa nga Gjykata Themelore në Prishtinë për plotësimet e nevojshme./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit