Ambasada e SHBA mesazh të rëndësishëm për viktimat e krimit

Mos i humb

Ambasada e SHBA në Tiranë flet sërish për Reformën në Drejtësi, teksa ndalet te viktimat e krimit.

Në një mesazh në “Facebook”, ambasada amerikane thekson se vijon të japë mbështetje, edhe gjatë kësaj kohe të vështirë, për mbrojtjen e viktimave të krimit.

“🇦🇱 | Ndërsa sistemi i drejtësisë penale duhet të sigurojë të drejtën e të pandehurit për një gjykim të drejtë, Koordinatorët e Viktimave sjellin balancë në sistem duke u siguruar që viktimat e krimeve të rënda të marrin informacionin dhe mbështetjen për të cilën ata kanë nevojë. Në 2016, OPDAT ndihmoi zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm me krijimin e programit të parë shqiptar për mbrojtjen e viktimave të krimit.

Në 2019, programi u zgjerua në të gjitha rrethet. Tani, Ambasada vijon të japë mbështetje, edhe gjatë kësaj kohe të vështirë. Koordinatorët punojnë nga shtëpitë e tyre falë ndihmës teknike nga OPDAT. Kjo u mundëson atyre të vazhdojnë të ofrojnë udhëheqje kritike mbi procesin për viktimat e krimeve”, thekson ambasada amerikane.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit