Ambasada gjermane tregon si duhet të aplikoni për vizë pune nga muaji mars

Mos i humb

Rama: Greqia zbatoi një të drejtë ndërkombëtare, gjithçka të zgjidhet me palë të tretë

Kryeministri Edi Rama, i ftuar në Athinë, në takimin e organizuar nga “The Economist” me titull “Ballkani Perëndimor përtej 2020”, duke folur...

Kosovë : Janë regjistruar 3 viktima dhe 76 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit .

Në 24 orët e fundit, në Kosovë janë shënuar 3 viktima dhe 76 raste të reja me koronavirus. Ndërkohë numri...

“Po përdor administratën për zgjedhjet e 25 prillit”, PD padit drejtorin e Ujësjellësit Rrogozhinë, publikon denoncimin

Partia Demokratike ka paditur drejtorin e Ujësjellësit të Rrogozhinës, Skender Dedej, duke e akuzuar se po përdor administratën për zgjedhje.

Referendum/ Italianët votojnë për të ulur numrin e ligjvënësve në Parlament

Për të parën herë që nga rënia e fashizmit në Itali, vendi po përballet me një referendum të diskutueshëm kushtetues, në një...

Më 1 mars të vitit 2020 pritet të hyjë në fuqi Ligji gjerman për Fuqinë Punëtore, i cili rregullon me detaje ardhjen e tyre nga vendet jashtë Bashkimit Evropian.

Sipas Ligjit, për herë të parë mund të vish në Gjermani edhe me një vizë gjashtë mujore për të kërkuar punë duke i mbuluar personalisht shpenzimet për këtë periudhë.

Përveç kësaj të rinjtë nën moshën 25 vjeç që kanë mbaruar shkollën, mund të vijnë për të kërkuar një vend kualifikimi për deri në gjashtë muaj, nëse matura e tyre i kualifikon për shkollë të lartë, nëse njohin gjermanishten në nivelin B2 dhe e sigurojnë vetë jetesën në këtë kohë.

Ambasada gjermane në Prishtinë me anë të një njoftimi tregon disa nga detajet e këtij Ligji dhe procedurën e aplikimit për vizë.

“Si fuqi punëtore e kualifikuar konsiderohen të diplomuarit në universitete si dhe personat me një kualifikim në arsimin profesional që njihet në Gjermani. Punësimi është i mundur vetëm në atë profesion për të cilin keni marrë më parë kualifikimin përkatës. Një diplomë profesionale konsiderohet zakonisht si e kualifikuar dhe njihet, nëse në Gjermani ajo do të merrej pas një periudhe dy-tre-vjeçare të arsimit profesional”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Sipas Institutit të Ekonomisë Gjermane në fillim të këtij viti kanë qenë të regjistruar afër 100 mijë vetë nga vendet e Ballkanit Perëndimor që punojnë në punë të thjeshta në Gjermani dhe 60 mijë të tjerë që kanë gjetur punë të kualifikuara.

Por kjo rregullore e posaçme e qeverisë gjermane, e cila u ofrua si mundësi për të reduktuar numrin e refugjatëve nga vendet e Ballkanit në vitin 2015, përfundon në vitin 2020.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Maskat transparente dhe ato me valvule, të rrezikshme për përhapjen e coronavirusit

Njerëzit që mbajnë maska plastike në fytyrë, ose edhe ato që janë të pajisura edhe me një valvul, mund të shpërndajnë spërkla...

Danimarka shtrin kufizimet antiCOVID-19 në të gjithë vendin! Rekord infeksionesh në Holandë

Danimarka do të shtrijë kufizimet antiCOVID-19, tashmë të vendosura në zonën e Kopenhagës, në të gjithë vendin dhe do të vendosë masa...

Vazhdon të rritet bilanci i viktimave nga COVID-19 në Indi, Brazil dhe Meksikë

Për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19) në 24 orët e fundit në Indi janë shënuar 1.247 vdekje, në Brazil 858, ndërsa...

Kryevirologu amerikan gati të vërë bast: Vaksina e sigurt në nëntor, por nuk përjashtohet edhe në tetor

Kryevirologu amerikan Anthony Fauci është gati të vërë bast për një vaksinë efektive që do të jetë gati në nëntor ose dhjetor...

Facebook akuzohet se “po i vëzhgon” përdoruesit e Instagram-it përmes kamerave

Facebook Inc. përsëri po paditet për gjoja spiunim në përdoruesit e Instagram, këtë herë përmes përdorimit të paautorizuar të kamerave të tyre...