Ambasadori francez në Serbi jep lajmin e keq për Kosovën!

Mos i humb

Nuk kemi vija të kuqe kur bëhet fjalë për zgjidhjen e problemit të Kosovës që nuk do të thotë se do të pranojmë çdo zgjidhje, tha ambasadori francez në Serbi, Frederic Mondoloni.

Ai gjithashtu iu përgjigj disa raportimeve në media se vendi i tij, ashtu si Gjermania, kundërshtojnë ndryshimin e kufijve në Ballkanin Perëndimor.

Për televizionin N1, Mondoloni tha se i mbetet të dyja palëve të gjetur një zgjidhje të pranueshme, si dhe në shqyrtimin e të gjitha mundësive për të zgjidhur konfliktin me kompromis.

“Ne nuk jemi për apo kundër (ndryshimit të kufijve). Në qoftë se një zgjidhje e pranueshme për të dyja palët dhe do të kontribuojë në stabilitetin rajonal, është e pranueshme për ne,” tha ai.

Duke u bërë thirrje autoriteteve të Kosovës për të hequr pengesat për rifillimin e dialogut (futjes së taksës mbi importin e mallrave nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina), Mondoloni thotë dhe Franca ishte kritike edhe ndaj formimit të ushtrisë së Kosovës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit