Ambasadori gjerman: Normalizimi me Kosovën, kusht për anëtarësimin e Serbisë në BE

Mos i humb

Ambasadori gjerman në Beograd, Axel Dittmann, ka përfunduar mandatin e vet prej diplomati në kryeqytetin Serbisë.

Në prag të largimit, ai për mediet serbe ka folur edhe për marrëdhëniet e Serbisë me Kosovën.

“Gjermania beson se është thelbësore që të ndodhë normalizimi gjithëpërfshirës i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë e Kosovës”, citon gazeta beogradase “politika” të ketë thënë Dittmann.

Ambasadori gjerman në Beograd, Axel Dittmann, ka përfunduar mandatin e vet prej diplomati në kryeqytetin Serbisë.

Në prag të largimit, ai për mediet serbe ka folur edhe për marrëdhëniet e Serbisë me Kosovën.

“Gjermania beson se është thelbësore që të ndodhë normalizimi gjithëpërfshirës i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë e Kosovës”, citona gazeta beogradase “politika” të ketë thënë Dittmann, transmeton kohanet.

“Është thelbësor në kuptimin ekonomik e politik dhe për stabilitetin rajonit. Por, para së gjithash është thelbësor për njerëzit që jetojnë atje dhe për bashkësinë serbe në Kosovë… Duhet zbatuar atë që është arritur në Bruksel”, ka vlerësuar ai.

“Normalizimi është njëri nga kushtet për anëtarësimin e Serbisë në BE”, ka thënë diplomati gjerman duke nënvizuar se nuk vihet në dyshim, roli I bashkimit Europian në dialogun ndërmjet Serbisë e Kosovës./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit