Ambasadori i BE: Reforma zgjedhore të mbyllet sa më parë

Mos i humb

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca, doli me një deklaratë ditën e sotme në lidhje me reformën zgjedhore, duke thënë se është kyç për Shqipërinë në rrugën e saj drejt BE.

Ai theksoi se kjo reformë duhet të mbyllet sa më parë, para zgjedhjeve vendore.

“Reforma zgjedhore është kyç për Shqipërinë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, siç edhe u theksua në konkluzionet e Këshillit të Bashkimit Europian qershorin e kaluar.

Ne presim që partitë politike të punojnë së bashku për reformën zgjedhore, duke u angazhuar në mënyrë gjithëpërfshirëse për të trajtuar rekomandimet prioritare të OSBE-ODIHR-it. Në Komisionin Parlamentar Ad-Hoc është bërë një punë shumë e mirë për reformën zgjedhore. Këto përpjekje duhet të përfundojnë sa më shpejt që të jetë e mundur, me ndryshime në ligjin zgjedhor, të miratuara në kohën e duhur para zgjedhjeve vendore të vitit 2019”, tha ambasadori./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit