Ambasadori i Turqisë në Tiranë: Vazhdon bashkëpunimi me autoritetet shqiptare në luftën kundër FETO-s

Mos i humb

Paga minimale në Gjenevë: 23 franga ora, 4 086 në muaj dhe 49,032 CHF në vit

Një shumicë e votuesve në Gjenevë pranuan një plan për të caktuar një pagë minimale prej 23 CHF në orë (24,77 dollarë...

Yuri Kim apel për aplikimet në BKH: Koha për të ndërmarrë veprime kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar! Ngrihuni dhe…

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim, ka bërë sërish thirrje për ata që duan të bëhen hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit, ose...

Lulerradhiqja, Shëronjësja e Mirë e Njeriut

Lulerradhiqja, kjo barishte e fuqishme ka qenë dhe mbetet e preferuara ndër breza, jo vetëm për aftësitë shëruese por edhe vlerat ushqyese.

Fiq Të Thatë Me Vaj Ulliri, Kura 40 Ditore E Shëndetit

Në shumë vende bregdetare të zonës së Mesdheut, njerëzit betohen për të mirat që vijnë nga një kurë e thjeshtë dhe shumë...

Ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, koordinatori i zyrës së TIKA-s në Tiranë, Necip Özay Özütok, koordinatori i zyrës së Fondacionit Maarif në Shqipëri, Fatih Cankurt, drejtori i Institutit “Yunus Emre” në Tiranë, Ömer Osman Demirbaş, drejtori i Institutit “Yunus Emre” Shkodër, Zafer Kıyıcı, atasheu ushtarak i Turqisë në Shqipëri, kolonel Şakir Cumhur Somer, këshilltari për çështjet e arsimit, Atakan Doğan dhe Bekir Yanılmaz, këshilltari për çështjet fetare pranë ambasadës turke, bënë homazhe në Memorialin “Dëshmorët e Demokracisë së 15 Korrikut” në Tiranë.

– “Lufta e Turqisë me FETO-n vazhdon me të njëjtën vendosmëri në të gjitha vendet e botës “

Në fjalën e mbajtur në ceremoni, ambasadori Yörük tha se “Terroristët e egër, të cilët kishin depërtuar në brendësi të ushtrisë sonë heroike dhe nuk ishin besnikë të vendit tonë, por të Fethullah Gülenit, kreut pervers të FETO-s, pikërisht katër vjet më parë, duke synuar shkatërrimin e rendit demokratik dhe kushtetues në vendin tonë realizuan aksionin më të përgjakshëm terrorist në historinë e Turqisë”.

Ambasadori i Turqisë theksoi se tentativa për grusht shteti dështoi përballë qëndrimit të vendosur të Qeverisë së Turqisë dhe të miliona shtetasve turq heronj, të cilët u derdhën rrugëve sapo dëgjuan thirrjen e Presidentit.

Ai the se Memoriali i “Dëshmorëve të 15 Korrikut” në Tiranë u kushtohet dëshmorëve të shenjtë të kësaj lufte, të gjithë heronjve që kanë luftuar për demokraci dhe liri globale.

Yörük theksoi se “Ky memorial mban një kuptim të veçantë jo vetëm për popullin turk, por në të njëjtën kohë edhe për vëllezërit tanë shqiptarë. Midis 251 dëshmorëve, që u derdhën rrugëve natën e 15 Korrikut, që sakrifikuan heroikisht jetën për vendin e tyre dhe që emrat e tyre janë shkruar këtu, ka edhe shtetas tanë me origjinë shqiptare”.

“Fatkeqësisht, ky monument, që është vlerë e përbashkët e popullit turk dhe popullit shqiptar, dhe flamuri turk, që është simboli ynë kombëtar, vitin e kaluar u sulmuan 4 herë si rezultat i provokacioneve të qarqeve të lidhura me FETO-n në Shqipëri. Nga autoritetet shqiptare ne presim që tashmë t’i dorëzohen drejtësisë ata që kurdisën dhe provokuan nëpërmjet medias sociale këtë sulme të urrejtjes dhe ata që i realizuan ato”, tha ambasadori i Turqisë në Tiranë.

Ambasadori turk tha se lufta e Turqisë me FETO-n vazhdon me të njëjtën vendosmëri në të gjitha vendet e botës dhe theksoi se “Lufta jonë me FETO-n nuk është një hakmarrje, ajo është një luftë kundër terrorizmit ndërkombëtar. Lufta jonë do të vazhdojë deri sa t’i dorëzohen drejtësisë të gjithë anëtarët e kësaj organizate terroriste gjakatare dhe globale”.

“Aktualisht FETO vazhdon veprimtarinë e saj në shumë vende të botës nëpërmjet institucioneve arsimore, organeve të shtypit, organizatave fetare dhe të shoqërisë civile. Në çdo vend ku vepron, FETO duke futur njerëzit e vet nëpër institucione, njëlloj si një qelizë kanceroze, zë vend brenda strukturave shtetërore. Për këtë arsye, FETO nuk është një kërcënim i madh vetëm për Turqinë, por edhe për të ardhmen e çdo vendi ku ajo zhvillon veprimtari”, u shpreh ambasadori turk.

Ai theksoi më tej se si rezultat i punës vetëmohuese të Qeverisë së Turqisë, institucioneve gjyqësore, ministrive përkatëse dhe të ambasadave turke në shumë vende të botës janë mbyllur qendrat e lidhura me FETO-n, shumë pjesëtarë të saj janë dëbuar ose ekstraduar nga vendet ku ndodheshin.

– “Është duke u zhvilluar më tej bashkëpunimi ynë me autoritetet shqiptare në luftën kundër FETO-s”

Ambasadori turk theksoi së megjithë përpjekjet, ndiejnë një keqardhje të thellë ngaqë një strukturë e gjerë e FETO-s ende është e pranishme në Shqipëri.

“Në krahasim me vitet e kaluara, vërejmë me kënaqësi se në opinionin publik shqiptar është formuar një ndërgjegjësim në rritje ndaj FETO-s dhe se është duke u zhvilluar më tej bashkëpunimi ynë me autoritetet shqiptare në luftën kundër FETO-s. Kjo situatë ka shkaktuar panik dhe frikë mes pjesëtarëve të FETO-s në Shqipëri. Për këtë arsye, këta në çdo rast dhe me propagandë të pabazuar, po përpiqen të helmojnë marrëdhëniet Turqi-Shqipëri. Por sado të përpiqen, fuqia e tyre nuk do të mjaftojë për të prishur lidhjen vëllazërore dhe marrëdhëniet e veçanta midis Turqisë dhe Shqipërisë. As Turqia dhe as Shqipëria nuk do të bien në këtë kurth”, tha Yörük.

Ai u shpreh se edhe në të ardhmen do të vazhdojnë me të gjitha institucionet dhe me të njëjtën vendosmëri luftën kundër pranisë së FETO-s në Shqipëri dhe shtoi se “Ne do të vazhdojmë të punojmë me vetëmohim deri sa të çrrënjoset FETO nga Shqipëria, të tregojmë fytyrën e vërtetë të FETO-s dhe t’u shpjegojmë me durim miqve tanë shqiptarë se FETO nuk është një kërcënim vetëm për Turqinë, por edhe për Shqipërinë”.

Përfaqësuesit e institucioneve turke vendosën lule dhe u lutën për dëshmorët e 15 Korrikut në Memorialin “Dëshmorët e Demokracisë së 15 Korrikut” i vendosur në “Parkun e Demokracisë së 15 Korrikut” që është realizuar nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), në Parkun e Liqenit Artificial në Tiranë.

Turqia më 15 korrik të këtij viti shënon përvjetorin e katërt të tentativës për grusht shteti ndërmarrë nga organizata terroriste FETO, gjatë së cilës u martirizuan 251 persona dhe rreth 2.200 të tjerë u plagosën.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

OFL zbarkon në Dibër, u kërkon deklarimin e pasurisë tre të dënuarve për vrasje

Operacioni Forca e Ligjit u ka kërkuar deklarimin e pasurisë 3 shtetasve të dënuar veprën penale “Vrasja me paramendim”.

Egjipt, shtohen thirrjet për protestat e së premtes kundër regjimit

Thirrjet për pjesëmarrje në protestën kundër regjimit të premten po rriten në Egjipt pasi një i ri u qëllua për vdekje nga...

Gjermania largon kantonin zviceran nga lista paralajmëruese e udhëtimit

Fribourg ishte shtuar në listë në fillim të shtatorit, por u hoq më 1 tetor. Kantonet perëndimore të Gjenevës...

’Miratojmë ligjin që na leverdis’’, Vasili: Ja çfarë na tha Gjiknuri, provoi haptazi që PS nuk i do listat e hapura 100%

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka folur pas mbledhjes së Këshillit Politik për ndryshimet në Kodin Zgjedhor duke saktësuar se ajo përfundoi...

‘T’i drejtohemi ODHIR’/ Përfundon mbledhja e Këshillit Politik, Gjiknuri-opozitës: Hajdeni me një produkt fillimisht

“Thirrja ime publike është se nëse dëshiron konsensus hajde me një produkt me një model Evropian. Nëse nuk e pranojmë hajde ta...