Ambasadori i Turqisë Sakar merr pjesë në ceremoninë e 20 vjetorit te masakres së Dubravës

Mos i humb

Në hapësirën e burgut të Dubravës dje është mbajtur tubimi përkujtimor për shënimin e 20 vjetorit të kësaj masakre, nga vendi ku u maltretuan të mbijetuarit e kësaj masakre dhe familjarët kërkuan që autorët e krimit të vendosen para drejtësisë.

Për të kujtuar dhe nderuar të rënët në këtë masakër brenda ambientit të burgut u hodh gurë-themeli i lapidarit ku do gdhenden emrat e të burgosurve të vrarë.

Të pranishëm në këtë manifestim, përveç krerëve shtetëror ishte edhe ambasadori i Republikës së Turqisë në Kosovë, Çağrı Sakar i cili ishte i vetmi ambasador i huaj që mori pjesë në këtë ceremoni përkujtimore.

Në këtë ceremoni mori pjesë edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli i cili tha se përfaqësuesit e institucioneve të vendit duhet të ndalet së vajtuari, por duhet të veprojnë që pra drejtësisë t’i sjellin autorët e gjenocidit serb në Kosovë.

Ndërsa Ish- të burgosurit që i mbijetuan këtij tmerri që zgjati rreth katër orë u shprehën të habitur se si deri më tani institucionet vendore nuk kanë ndërmarrë asgjë në këtë drejtim.

Në anën tjetër, i pranishëm në këtë përvjetor  ishte edhe  francezi Sebastian Grikhu, i cili pas luftës kishte rolin e përfaqësuesit të Kryqit të Kuq, tha se është koha që krerët shtetëror të kërkojnë drejtësi për krimet e kryera nga Serbia.

Në ceremoninë e 20 vjetorit të masakrës ka qenë në agjendë që të merr pjesë edhe Haradinaj por që vizita e tij është anuluar pa dhënë sqarime.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit