Ambasadori Ismaili vizitë zyrtare në parlamentin e Kroacisë

Mos i humb

Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Diplomatike të Republikës së Kosovës, ambasadori Beqir Ismaili, qëndroi në një vizitë zyrtare dy-ditore në Kroaci, shkruan Kosova Post.

Në kuadër të kësaj vizite zyrtare në Kroaci, ambasadori Ismaili, u prit në një takim nga deputetja shqiptare në parlamentin kroat, znj. Ermina Lekaj Prljaskaj.

Gjatë këtij takimi, Ismaili e njoftoi znj.Prljaskaj për rolin dhe funksionimin e Akademisë Diplomatike në fuqizimin e marrëdhënieve në mes të shteteve përmes organizimit të konferencave dhe trajnimeve për diplomatët e rinjë.

Ndërsa, deputetja Lekaj Prljaskaj, njoftoi ambasadorin Ismaili për trajnimet të cilat mbahen në kuadër të Kuvendit kroat, dhe mundësinë e bashkëpunimit në mes të dy Institucioneve. /Kosova Post/.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit