Ambasadori Kosnett: Nuk mund t’i gjesh dy vende mike si SHBA-ja dhe Kosova

Mos i humb

Ambasadori i ri i SHBA-së në vendin tonë, Philip Kosnett, ka shprehur gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar me Qeverinë e Kosovës, pa marrjes së detyrës së re.

Ambasadori i SHBA-së, Philip Kosnett, ndër të tjera tha se është një privilegj dhe nder kthimi në Kosovë pas 15 vitesh për të shërbyer si ambasador i SHBA-së dhe se është kënaqësi që përsëri ta sheh kryeministrin Haradinaj pas një kohe kaq të gjatë.

“Partneriteti në mes të SHBA-së dhe Kosovës është shumë i fuqishëm, dhe unë nuk njohë ndonjë vend tjetër në botë që ndan një miqësi kaq të afërt se sa Amerika dhe Kosova. Pres me padurim që të punoj nga afër me kryeministrin Haradinaj në shumë çështje të ndryshme, si ekonomia, sundimi i ligjit, siguria, raporti i Kosovës me fqinjët e saj, dhe mendoj se jemi në një moment të historisë ku njerëzit duhet të marrin vendime të cilat do të mbahen në mend edhe në të ardhmen”, tha ambasadori Kosnett duke e falënderuar kryeministrin Haradinaj, për miqësinë dhe sinqeritetin e tij.

Nga ana tjetër kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj e quan privilegj e nder që sot ka pasur rastin të takohet me ambasadorin e ri me të cilin edhe do të bashkëpunojë ngushtë.

“Kam nderin sot, pra  është një nder i posaçëm të ju prezantoj me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës  z. Philip Kosnett, që sapo ka filluar me punë në Kosovë. Shfrytëzova rastin që ta uroj për punën që e ka marrë dhe për nderin që do ta kemi për të punuar bashkë në të ardhmen, për të mirën e popullit të Kosovës dhe popullin e Amerikës, si dhe për marrëdhëniet bilaterale”, kështu tha kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, pas takimit njoftues me ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.

Me këtë rast, kryeministri Haradinaj tha se këto janë kohëra shumë me rëndësi,  duke i premtuar ambasadorit Kosnett një bashkëpunim të sinqertë dhe një punë të përbashkët për të mirën e Kosovës por edhe te rajonit dhe marrëdhënieve të ndërsjella.

Kryeministri Haradinaj gjatë takimit e ka njoftuar ambasadorin Kosnett  për proceset politike dhe në ato ekonomike nëpër të cilat është duke kaluar Republika e Kosovës. Në të njëjtën kohë Kryeministri Haradinaj ka falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e Kosovës në të gjitha fushat.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit