Ambasadorja e Holandës: ju duhet të bëni punën tuaj!

Mos i humb

Ambasadorja e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Gerrie willems, u ka bërë thirrje krerëve të institucioneve që të punojnë për të përmbushur agjendën evropiane.

Williams thotë se gjërat e mira për Kosovën, ndërkombëtarët nuk do t’i serojnë në tabak të argjendtë. Sipas saj, ata nuk mund të bëjnë punët e shtetit të Kosovës.

“Konsideroj se kemi qenë duke humbur kohë dhe kjo nuk është në avantazh të Kosovës. E dimë se nuk do të jetë e lehtë dhe kopsht me lule nuk po u premtojmë dhe nuk do iu servojmë gjërat në tabak të agjendë. Nuk jeni duke i bërë ju të parët këto gjëra, mësoni prej tjerëve dhe si komunitet ndërkombëtar, ne jemi këtu për të asistuar por nuk mund ta bëjmë punën tuaj, ju duhet ta bëni. Qytetarët kanë nevojë të shohin se çka do të thotë anëtarësimi në BE”, tha Williams.

Këto komente diplomatja holandeze i bëri në tryezën e mbajtur me temën: “Zbatimi i Agjendës për Reforma Evropiane (ERA) dhe pritshmërinë për ERA 2”, i organizuar nga organizatat PIPS, GLPS dhe GAP.

Në lidhje me zbatimin e Reformave Evropiane dhe pritshmëritë e tyre, shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, tha se ERA 2 është bazë e ERA 1.

Me gjithë vonesën në implementimin e ERA 1, ajo tha se ka qenë frytdhënëse.

“Pritjet fillestare kanë qenë për 12-18 muaj, meqë disa ngjarje që kanë ndodhë zbatimi i ERA 1 është vonuar dhe kemi arrit te periudha që na duhet të shohim cilat janë mësimet dhe porositë e nxjerra kur përgatisim ERA 2. BE beson se përkundër këtyre vonesave, zbatimi i ERA 1 ka rezultuar mjaft frytdhënës”, tha Apostolova.

Sipas saj, ERA 1 është penguar të arrihet nga mungesa e kuorumit në Kuvendin e Kosovës e poashtu edhe nga zgjedhjet e parakohshme.

“Për fat të keq nuk mund të themi se krejt ERA 1 është arrit në plotëni sepse ka mbet prapa, ka pas zgjedhje, ka pas mungesë kuorumi në Kuvend etj. Nëse shohim në mënyrë të kontabilitetit se sa janë arrit prioritetet shihet se është funksion jo shumë i drejtë. Për ne është e rëndësishme që ERA të shihet si dokument gjithëpërfshirës, vetëm baza ligjore nuk është e mjaftueshme”, tha Apostolova.

Ajo përmendi ngecjet në tri shtyllat që kanë ndodhur në Agjendën e Reformave 1 ndërsa tha se shoqëria civile do luaj një rol thelbësor në procesin e ERA 2.

Sipas Apostolovas, investimet ekonomike janë të ulëta, poashtu edhe cilësia në arsim nuk ka ndryshuar.

“Në shtyllën ekonomike dëshirojmë të shohim investimet e huaja. Kryeministri ka shpallë se 2019 do jetë vit i zhvillimit ekonomik. Për fat të keq investimet ekonomike janë më të ulëtat. Shtylla e tretë është punësimi dhe arsimi, përkundër përpjekjeve që kemi bë Kosova akoma nuk ka arrit të ndryshojë cilësinë e arsimit”, shtoi Apostolova, raporton Ekonomia Online.

Në linjë me vonesat e zbatimit të ERA 1, është edhe ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha. Ajo tha se këto procese i kanë vonuar ngjarjet që kanë ndodhur në Kosovë.

Sipas saj, mungon një bashkëpunim i mirëfilltë ndërmjet Qeverisë dhe Kuvendit.

“Niveli i zbatimit të ERA-s ka qenë i varur nga dinamikat që kemi kaluar por jemi munduar që procesi të ecë përpara. Jo gjithmonë ka pasur ritmin e duhur dhe përkundër faktit që MIE është kujdes që procesi të ecë përpara. Ndërmarrja e reformave kërkon mund, resurse e angazhim e përkushtim institucional. Nevojitet angazhimi dhe një qasje pro-aktive nga të gjithë”, tha Hoxha.

Sipas saj, pavarësisht vonesës janë munduar të mbajnë tempon dhe të plotësojnë të gjitha kriteret deri në fund të vitit.

“Përkundër ndryshimit, mos të kërkojmë arsye pse jemi vonuar por pa marrë parasysh jemi munduar ta shpejtojmë tempon dhe të marrin hapin e duhur që të plotësojmë të gjitha prioritetet në fund të vitit. Kjo nuk ndodhi sepse nga 22, 11 janë zbatuar apo implementuar tërësisht. Një prioritet nuk konsiderohet i zbatuar plotësisht nëse nuk është i miratuar në Kuvendin e Kosovës. E kemi pa që shumë kohë është humbur në këtë aspekt”, shtoi Hoxha.

Sipas ministres së Integrimit, tha sa duhet t’i shtojnë hapat me vendet evropiane, duke pohuar se nuk janë hapin e duhur.

“MIE ka propozuar ligjin që do rregullonte bashkëpunimin mes Kuvendit dhe Qeverisë. Ne e kemi futë në programin legjislativ për këtë vit. Besojmë që gjatë vitit ky ligj do arrijë të mbyllë disa nga hapësirat që na kanë krijuar sfida apo vonesa në këë proces. Do ishte mirë që për ERA 2 ta kemi edhe një instrument tjetër që të jemi më të koordinuar. Ne na nevojitet që të përshpejtojmë hapin me vendet evropiane sepse nuk jemi në hapin e duhur”, tha Hoxha.

Njomza Mjeku, zyrtare e projekteve në GLPS, tha se në ERA 1 nga 29 masa të përcaktuara, 63 për qind janë plotësuar ndërsa 18 për qind janë të paplotësuara.

“Kemi identifikuar disa rekomandime: Qeveria dhe Kuvendi vazhdojnë të mos kenë bashkëpunim të duhur për shtyrje të këtij procesi. Është ngecje e papranueshme nga Qeveria jonë. Në sugjerojmë që gjendja do mund të përmirësohet me dalje në iniciativa të reja me ERA 2”, tha Mjeku.

Sipas saj, gjatë hartimit të ERA 2 të gjitha institucionet duhet të jenë realiste për detyrat që marrin sepse ato janë më mirë të informuara.

“Konsiderojmë se ngecjet më të mëdha kanë të bëjnë me miratimin e marrëveshjeve në Kuvend. Propozojmë edhe disa zgjidhje të tjera. Propozojmë që Komisioni për Integrime Evropiane duhet të bëjë një analizë se ku qëndrojnë problemet. Nëse shohim se ngecja është për shkak të mungesës së ekspertëve të marrim masa që të shtohet numri i tyre. MIE ta ushtrojë presionin e saj”, shtoi Mjeku.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit