Ambasadorja e shkarkuar nuk e dëgjon Thaçin, lajmërohet nga Ambasada e Romës

Mos i humb

Ish- deputetja e LDK- së, Alma Lama, ka njoftuar se ende është Ambasadore e Republikës së Kosovës në Itali.

Edhe pse dekreti për kthimin e saj në Kosovë është nënshkruar prej kohësh, ajo vazhdon të mbetet në krye të Ambasadës në Romë.

Ajo ka publikuar një njoftim në Fb, ku ka falënderuar një televizion italian për transmetimin e një filmi për aktorin e ndjerë Bekim Fehmiu.

Pavarësisht se fiks një muaj më parë, Presidenti ka urdhëruar me dekret largimin e Alma Lames nga pozita e Ambsadores në shtetin italian.

“Dekreti hyn në fuqi në datën e nënshkrimit”, shkruan në dokumentin e nënshkruar nga Presidenti.

Alma Lama, një gazetare, kishte hyrë në Partinë e Albin Kurtit për t’u bërë deputete në Parlamentin e Kosovës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit