“Amerika i ka mashtruar banorët e Munbixhit”

Mos i humb

Përfaqësuesi i fiseve të Munbixh-it në Këshillin e Lartë të Fiseve dhe Fiseve Siriane, Ibrahim Haxhi, ka theksuar se SHBA-ja ndaj qytetarëve të Munbixhit nuk ka mbajtur fjalën e dhënë se PYD/PKK-në do të kalojë në lindje të Eufratit pas tërheqjes nga qyteti dhe se ajo kontrollin e zonës ia ka lënë bandave të Kandilit.

Haxhi për Anadolu Agency (AA), ka folur në lidhje me praninë e PYD/PKK-së në rajonin Munbixh të Halepit në Siri. Pasi ka bërë të ditur se SHBA-ja ka zhvilluar një numër të madh takimesh me liderët e fiseve të Munbixhit në një bazë ushtarake në afërsi të digës Tishrin në Munbixh, Haxhi ka theksuar se SHBA në këto takime ka premtuar se me largimin e DEASH-it do të tërhiqej në lindje të Eufratit edhe PYD/PKK-ja.

“Banorët e Munbixhit janë përballur me bandat e Kandilit për shkak se SHBA-ja nuk ka mbajtur premtimin e dhënë pas tërheqjes së DEASH-it nga qyteti. Amerika ka mashtruar bijtë e Munbixhit”, është shprehur Haxhi duke tërhequr vëmendjen se pavarësisht largimit të DEASH-it nga rajoni PYD/PKK vazhdon ende praninë e saj.

– Taktika Shabiha nga PYD/PKK-ja

Haxhi pasi ka shpjeguar se PYD/PKK ka nisur të provojë taktikat e zbatuara nga regjimi i Asadit, dhe se organizata terroriste, ka formuar një grup inteligjence të ngjashme me grupin Shabiha të regjimit, ai ka theksuar se “Organizata PYD/PKK me formimin e një grup inteligjence të ngjashme me grupin Shabiha të regjimit punon kundër banorëve vendas”.

– “Po të mos ishte SHBA-ja, PYD-ja nuk do të mund të hynte as në Munbixh as në ndonjë vend tjetër”

Duke theksuar se shkaku i madh i hyrje së PYD/PKK-së në Munbixh është SHBA-ja, Haxhi tha se “Kontrollin e rajonit do ta merrte Ushtria e Lirë Siriane (ULS) nëse nuk kishte mbështetje politike dhe ushtarake të siguruar nga SHBA-ja për PYD-në. Po të mos ishte SHBA-ja, PYD-ja nuk do të mund të hynte as në Munbixh as në ndonjë vend tjetër”.

Ai ka theksuar se qëllimi kryesor i takimeve që kanë kryer zyrtarët amerikanë me liderët e fiseve ka qenë legjitimimi i pranisë së Forcave Demokratike të Sirisë (FDS) të (PYD/PKK) në Munbixh, duke shtuar se “Fakti është se Munixhi është i pushtuar nga amerikanët përmes PYD-së”. Ndër të tjera Haxhi ka shprehur falënderimet ndaj Turqisë e cila në kuadër të operacionit “Mburoja e Eufratit” ka dhënë mbështetje për ULS-në në luftën kundër organizatës terroriste DEASH”.

– DEASH u tërhoq më 12 gusht

Banorët e rajonit të cilët më së shumti përbëhen nga arabët, jetojnë nën pushtimin e organizatës terroriste PYD/PKK që pas tërheqjes së organizatës terroriste DEASH vitin e kaluar më 12 gusht nga qendra e rajonit.

Popullata e cila kundërshton zbatueshmërinë e PYD/PKK-së për rekrutim të detyruar të armatosur, muajin e kaluar reagoi duke mbyllur dyqanet dhe zhvilloi protesta. PYD/PKK-ja rekruton me detyrim duke i armatosur të rinjtë 18-30 vjeç në rajonet që mban nën pushtim dhe i dërgon në kampet e saj./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit