Analistët: Qeveria teknike, zgjidhja e duhur, partitë politike i frikësohen zgjedhjeve

Mos i humb

Pas largimit të Listës Serbe nga Qeveria e Kosovës, koalicioni qeverisës tani ka humbur shumicën në legjislativ. Megjithatë, kjo nënkupton se përderisa ekzekutivi nuk e ka shumicën, në anën tjetër as opozita nuk i ka 61 vota të nevojshme për rrezimin e Qeverisë.

Por, propozimi i opozitës konkretisht i Lidhjes Demokratike të Kosovës për formimin e një Qeverie teknike në vend prej një periudhe gjashtë mujore, po del të jetë zgjidhje e duhur për të ecur përpara drejt përspektivës evropiane.

Në një prononcim për “Indeksonline”, politologu i njohur kosovarë, Belul Beqaj ka treguar se sa janë gjasat që të formohet qeveria teknike në vendin tonë.

Beqaj thotë se ky sistem do t’iu përshtatej të gjitha partive politike pasi që sipas tij, të njëjtit nuk janë të gatshëm për zgjedhje të reja.

“Gjasat për formimin e qeverisë teknike janë reale sikur të kishim gatishmëri racionale që të mos shkojmë në zgjedhje të reja si “pula pa kokë”. Kjo periudhë do të mjaftonte për ti bërë përgatitjet e duhura ligjore dhe partiake për të filluar ndryshimi i dëshiruar. Besoj se duhet të përkrahin të gjithë ngase asnjë subjekt nuk është i përgatitur si duhet për zgjedhje të mirëfillta , e as që ekzistojnë rrethanat e mirëfillta ligjore dhe politike për këtë”, ka thënë Beqaj.

I pyetur se a mund të jetë efikase Qeveria teknike për Kosovën. Ai ka qenë optimist në këtë çështje.

“Duhet të sfidohemi edhe me këtë mundsi ngase modelet tjera pak a shumë i kemi provuar, dhe kemi ardh në këtë derexhe”, ka pohuar ai.

Beqaj ka folur edhe rreth mundësisë të mocion-mosbesimit që opozita ta përdorë ndaj qeverisë “Haradinaj”. Për këtë ai thotë se nuk mund të përjashtohet kjo mundësi.

“Nuk përjashtohet edhe kjo mundësi, por, sa janë gjasat që zgjedhjet e radhës mund të ndryshojnë politik bërjen ,nëse nuk ndryshohet sistemi zgjedhor, kushtetuta”, ka përfunduar Beqaj.

Ndërsa në anën tjetër analisti politik, Shkelzen Maliqi për formimin e Qeverisë teknike nuk i sheh të gatshëm subjektet poltike.

Sipas tij, kjo varet nga disponimi i tyre.

Mirëpo, i pyetur se a mund të ketë koordinim të opozitës për mocion-mosbesimi ndaj Qeverisë aktuale, Maliqi ka dhënë një përgjigje paksa ‘qesharake’.

“Tani s’ka kordinim të opozitës për mocion, por janë të paparashikueshëm subjektet tona politike e ndërrojnë mendjen gjatë orëve brenda natës”, ka thënë Maliqi për “Indeksonline”.

Në fund, ai ka treguar se cili grup parlamentar nuk pajtohet që të shkohet në zgjedhje të parakohshme.

“Për mocion-mosbesimi ndaj qeverisë aktuale nuk e di a i kanë numrat opozita që është për zgjedhje të cilët disa parti në këtë moment e kanë frikën të dalin në zgjedhje, psh; Grupi i Deputetëve të Pavarurë nuk e di se a janë të gatshëm për zgjedhje në këtë moment” , ka përfunduar Maliqi./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit